Tokja i ‘BBV’ flet për herë të parë për lidhjen e tij të dashurisë me Rovena Dilon

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Eltion Merja, balerini i njohur që përfundoi eksperiencën në “Big Brother Vip” spektaklin e kaluar.

I pyetur nga Bieta për jetën personale, veçanërisht për historinë e dashurisë me Rovena Dilon për të cilën u shkruajt nëpër portale, Tokja refuzoi të fliste.

“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai.

Bieta: Kujtim i bukur?

Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…

Bieta: Aktualisht je i lidhur?

Eltioni: Po!

Eltioni, i njohur ndryshe si Tokja bëri bujë që me klipin e tij, i cili që në fillim shprehu jo simpati për Ilirin dhe rikthehu një histori të 11 viteve më parë.

Ai e akuzoi Ilirin si një person dyfytyrësh dhe që nuk ndihmon shqiptarët. Iliri nga ana tjetër u shpreh se nuk e mbante mend fare Eltionin në audicionin që flitej dhe gjithashtu ata patën një debat të ashpër mbushur me fjalë si ‘mbylle gojën’ dhe ‘rri urtë’.

Pas daljes Eltioni shprehu se kjo ishte strategjia e tij për lojën e “Big Brother VIP” gjë të cilën ai nuk e shprehu asnjëherë brenda shtëpisë, por mesa duket ishte kjo e gjitha që e penalizoi. /Iconstyle