Tokio 2020: Luiza Gega e para shqiptare që kualifikohet në finale
Luiza Gega i ka bërë krenarë të gjithë me paraqitjen e saj në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletja shqiptare, 32 vjeçare ka arritur të kualifikohet në finalet e 3000m me pengesa.
Gega garoi në baterinë e dytë ku zuri vendin e pestë me kohën 9:23.85, duke u kualifikuar direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.
Gega është e para shqiptare në historinë e Lojërave Olimpike që ia del të kualifikohet në finalet e atletikes, që do zhvillohen më 4 gusht.