Toka në Durrës ngrihet me 10 cm, sizmiologu gjerman shpjegon fenomenin

Pas tërmetit të së martës është vënë re se toka në Durrës është ngritur me 10 centimetër dhe ky fenomen i ka habitur të gjithë. Sizmiologu gjerman Frederik Tilmann në një intervistë për “Deutsche Welle” ka shpjeguar se si ndodh kjo gjë dhe çfarë tregon. Edhe pse tërmeti ka ndodhur në thellësi prej afro 24 kilometrash dhe fraktura nuk e ka arritur sipërfaqen e Tokës, tërmeti shkakton tkurrjen e terrenit, që në këtë rast çon në ngritjen e sipërfaqes së Tokës. Në vende të tjera mund të shkaktohet një ulje e lehtë, por në tipe të tilla të tokës mbizotëron ngritja e sipërfaqes. Në epokat gjeologjike miliona vjeçare efektet e grumbulluara prej mijëra tërmetesh mund të çojnë në formimin e maleve si të Dinarideve”, ka thënë sizmiologu gjerman. Ai ka treguar se tërmeti në Shqipëri është shoqëruar me një numër të madh tërmetesh pasuese për shkak të magnitudës dhe në ditët në vijim aktiviteti i tyre do të reduktohet akoma më shumë.