TOGETHER WE CAN: POZICIONIMI I RI I MARKËS VODAFONE, SIMBOL I FUQISË QË BURON NGA BASHKIMI I TEKNOLOGJISË ME AMBICIEN NJERËZORE
Këtë fundjavë, në fushatën për lançimin e sloganit të ri të kompanisë në gjithë botën, Vodafone vë në pah atë që shpirti njerëzor mund të arrijë nëse ndërthuret me teknologjinë. Vodafone do të bëjë publik sloganin e ri, “Together We Can” (“Së Bashku Ne Mundemi”) për të përcjellë filozofinë e re të pozicionimit në treg, shoqëruar me një strategji 12-mujore publicitare në televizion, print dhe online, strategji e cila pasqyron besimin e palëkundur të Vodafone se partneriteti midis teknologjisë dhe shoqërisë mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Slogani “Së Bashku Ne Mundemi” e vë theksin te “Ne”, por edhe tek ajo se si bashkëpunimi midis shpirtit njerëzor dhe inovacionit mund të arrijë gjëra të mëdha”, thotë Ales Froment-Curtil, Drejtori Komercial i Vodafone Group. “Përvoja gjatë këtyre 12 muajve të krizës së COVID-19 nxori në pah më shumë se kurrë rolin jetik të ndërlidhjes dhe teknologjisë që shoqëria, bizneset dhe qeveria të mos e humbasin kontaktin midis tyre. Si një kompani që udhëhiqet nga objektivat, Vodafone beson se teknologjia mund të përmirësojë jetën tonë dhe ky pozicionim i ri e çon në një tjetër nivel filozofinë se falë teknologjisë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë, më gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme.
Pozicionimi i ri i Vodafone është bazuar te rezultatet e anketimeve me konsumatorët, të kryera nga vet kompania, anketa që zbuluan se teknologjia luan një rol thellësisht transformues në jetën e gjithsecilit prej nesh. Rezultatet vunë në dukje se si teknologjia ka evoluar nga diçka që thjesht iu falte emocione njerëzve në nivel personal, në diçka që luan një rol më kuptimplotë në botë, për të sjellë një ndyshim rrënjësor në çështje si qëndrueshmëria dhe zhvillimi shoqëror. Për shembull, gjatë vitit të kaluar, qëndrueshmëria mori një rëndësi më të madhe, teksa konsumatorët i dhanë një peshë më të madhe në përzgjedhjen e kompanive dhe markave të preferuara, ku tetë në dhjetë konsumatorë dëshmuan se qëndrueshmëria ishte kryesore për ta. Në muajt në vijim, mesazhi i Vodafone “Together We Can” (Së Bashku Ne Mundemi), do të shoqërohet me projekte e fushata konkrete të Vodafone, që nga shtrirjet e rrjeteve të reja gigabit për të garantuar konektivitet për këdo dhe çdo komunitet, deri në shfrytëzimin e teknologjisë së komunikimit për të pakësuar çlirimin e karbonit, si dhe mbështetjen e edukimit, shëndetit e mirëqenies, për një shoqëri më gjithëpërfshirëse e të qendrueshme për të gjithë.
Fushata “Së Bashku Ne Mundemi” do të nisë me datë 2 Prill me spotin televiziv “Vajza e pandalshme”, ku një vajzë bën pyetje rreth botës që e rrethon, rreth rolit që teknologjia luan në shërimin e sëmundjeve, ndryshimet klimatike dhe gjithëpërfshirjen digjitale. Reklama, e cila do të shoqërohet nga një sërë shkrimesh në shtyp dhe aktivizimesh në digjital, do të përqendrohet në rolin kritik të Vodafone për t’u dhënë përgjigje pyetjeve mbi shtrirjen e rrjetit gigabit 5G, aksesin ndaj internetit në zonat më të thella të botës, rolin e aplikacionit DreamLab në luftën kundër kancerit dhe COVID-19, etj.
Në fushatë do të prezantohet identiteti i ri i markës Vodafone, me logon simbolike dhe ngjyrën e kuqe historike.
Fushata do të shtrihet në 30 vende të botës, si: Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Rumania, Greqia, Irlanda, Hungaria, Shqipëria, Hollanda (nëpërmjet Vodafone-Ziggo), Portugalia, Republika Çeke, Turqia, Australia, Afrika e Jugut, Gana, Republika Demokratike e Kongos, Tanzania, Lesotoja dhe Mozambiku, por edhe në vendet me tregje partnere të Vodafone, si Katari dhe Zelanda e Re.
Aspekti kreativ i fushatës “Së Bashku Ne Mundemi” është mbuluar nga agjensia New Commercial Arts me qendër në Londër dhe regjinë e spotit televiziv e ka bërë Tom Green, regjisor i serive të suksesshme televizive, i cili ka fituar disa çmime në Britaninë e Madhe, si Misfits dhe Blackout. Dizajnimi i identitetit të ri të markës është menaxhuar nga Superunion, kurse me blerjen e hapësirave mediatike është marrë Carat.
Për më shumë informacion vizitoni www.vodafone.al