Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë

Together we can, pozicionimi i ri i markës Vodafone, që ka si qëllim bashkimin e shpirtit njerëzor me teknologjinë, vjen edhe në Shqipëri me një sërë projektesh me impakt të lartë social dhe ekonomik. Kjo strategji u prezantua pasditen e së enjtes nga drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Achilleas Kanaris, në një event të posaçëm ku të pranishëm ishin ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, ministrja e Arsimit, znj. Evis Kushi, përfaqësues të ambasadave, bizneseve dhe medias në vend.

Redforkids, projekti që nisi si përgjigje emergjente ndaj nevojës së krijuar gjatë pandemisë për të mos lënë asnjë fëmijë larg teknologjisë, duke dhuruar 15,000 tableta për fëmijët në nevojë, do të vijojë më një sërë iniciativash me fokus zhvillimin e njohurive digjitale për nxënësit në të gjithë Shqipërinë si një platformë gjithëpërfshirëse nën moton “Fëmijët e së ardhmes”.

Fëmijët dhe të rinjtë janë në fokus të investimeve strategjike të Vodafone, jo vetëm për të garantuar edukimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale, por edhe për të krijuar mundësinë e punësimit të tyre.

VOIS, projekti ime i ri i Vodafone Albania, do të punësojë së shpejti mbi 1,000 të rinj, të cilët do të ofrojnë nga Shqipëria shërbime digjitale dhe operacionale për kompanitë Vodafone nëpër Europë. VOIS Albania do te jete 1 nga 3 hubet kryesore të zhvillimit të sherbimeve dhe platformave të Vodafone Grupit ne Europe.

Në këto kohë kur rrjetet dhe teknologjia po revolucionarizojnë industritë dhe ekonomitë në mbarë botën, digjitalizimi është fokusi i zhvillimit edhe në vendin tonë. Vodafone Albania është gjithmonë pararojë e inovacionit në Shqipëri jo vetëm në produkte e shërbime komunikimi, por edhe në sherbime digjitale për konsumatorët dhe bizneset.

Vodafone Albania,  si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, operon prej 20 vitesh në treg me investime të vazhdueshme që kapin vlerën e 1,9 miliardë eurove.

Vetëm në dy vitet e fundit, kur Shqipëria u përball me krizën e tërmetit dhe covid-19, Vodafone i dedikoi rreth 6 milionë euro nismave për përballimin e emergjencave, paralelisht me zbatimin e planit stragjik për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rrjetit në vend.

Moment kyç ishte hyrja në tregun fiks me blerjen e operatorit të dytë më të madh fiks, një tjetër hap ky drejt zgjerimit të portofolit të shërbimeve për klientët. Certifikuar ndër vite si rrjeti më i mirë celular në vend, vetëm në pak muaj pas nisjes së investimit prej 100 milionë eurosh në infrastrukturën fikse, Vodafone u certifikua edhe si rrjeti më i mirë fiks.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z.Kanaris, tha në fjalën e tij se:

“Angazhimi ynë si Vodafone në Shqipëri shkon tashmë përtej logjikës  tradicionale të biznesit si kompani telekomunikacioni. Me përfshirjen tonë në aktivitetet e jetës së përditshme dhe investimieve në kauza sociale të vendit e ka ndryshuar rrënjësisht pozicionimin tonë si brend dhe axhendën tonë në dy viteve të fundit”.

Më tej, z. Kanaris shtoi se në fund të rrugëtimit të tij 3-vjeçar në Shqipëri, ndihet krenar për arritjet dhe entuziast për projektet që Vodafone Albania do të vijojë për realizimin e axhendës digjitale në vend. Ky angazhim u konfirmua edhe nga znj. Katia Stathaki, e cila merr drejtimin e Vodafone Albania prej 1 korrikut 2021.

Together we can, së bashku me teknologjinë drejt realizimit të axhendës digjitale për Shqipërinë.