Tmerri i gjymtimit gjenital femëror, të paktën 100 milionë gra i janë nënshtruar kësaj tradite ekstreme
Të paktën 100 milionë vajza dhe gra në moshë riprodhuese i janë nënshtruar klitoredoktomisë ose ndryshe siç njihet “rrethprerjes femërore”.
Klitoridektomia është heqja e plotë ose të pjesshme e klitorit te gratë.
Sipas studimit të kryer nga Universiteti Amerikan i Bejrutit, ka të ngjarë që numri të jetë më i lartë, pasi shifrat nuk janë të disponueshme për disa rajone në Afrikë.
Studiuesit, të udhëhequr nga Steven Mçall nga, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore “PLOS Medicine”, vlerësuan të dhënat nga 30 studime, nga të cilat 23 përfshinin Afrikën, gjashtë Mesdheun Lindor dhe një Azinë Juglindore.
Në total, anketat kanë përfshirë 406,048 gra nga 30 vende dhe 296,267 vajza nga 25 vende. Studimi zbuloi se pothuajse 37% e grave të moshës 15-49 vjeç dhe 8.3% e vajzave të moshës 0-15 vjeç i ishin nënshtruara klitoredoktomisë.
Ky gjymtim është një formë ekstreme e dhunës dhe pabarazisë që cenon të drejtat njerëzore të grave dhe vajzave. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , kjo është një praktikë e dëmshme tradicionale jomjekësore që ka pasoja afatgjata shëndetësore, por edhe ekonomike.
Studimi i ri (rishikim sistematik dhe meta-analizë) thekson se disa vende si Egjipti, Somalia, Sudani, Indonezia, Mali dhe Guinea nuk do ta arrijnë këtë qëllim nëse nuk marrin masa më drastike për t’i dhënë fund këtij fenomeni./abcnews.al./