Tmerr/ I pushtuar nga xhelozia, i riu vret të dashurën dhe torturon e i merr jetën vëllait të saj 9 vjeç
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një i ri është shpallur në kërkim për shkak se ka vrarë të dashurën e tij 26 vjeçe, Viktoria Makarova, në banjo.
Autori është Akshin Guseinov, 32 vjeç. Pasi e vrau Viktorian, ai shkoi në shtëpinë e familjes së saj dhe torturoi e vrau vëllain e saj të vogël, 9 vjeçarin Dmitry.
I riu më pas i dërgoi një video policisë, ku pranonte krimin dhe deklaronte se e kreu ngjarjen sepse e dashura po e tradhonte me një person që quhej Turi.
Pas vrasjes, Guseinov, i cili ka disa biznese në fushën e ndërtimit dhe turizmit shkoi në brigjet e Detit të Zi dhe u zhduk. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.