Tjetër tragjedi në familjen e Bobby Brown, pas Whitney Houston dhe vajzës së tyre, këngëtarit i vdes edhe djali. 28-vjeçari u gjet i pajetë në…

Djali i këngëtarit të njohur, Bobby Brown është gjetur i vdekur në banesën e tij në Los Angeles.

Bobby Brown Jr., gjysmë vëllai i Bobbi Kristina Brown e cila vdiq në 2015, u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare.

I riu u gjet pa shenje jetë në banesë rreth orës 13:50, të mesditës së të mërkurës dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Familja Brown ka pësuar disa humbje në vitet e fundit.

Legjenda e muzikës Whitney Houston, e cila ishte e martuar me Bobby Brown deri në 2007, vdiq më 11 shkurt 2012, pasi u mbyt aksidentalisht në vaskë.

Tre vite më vonë, vajza 22-vjeçare e Houston dhe Broën, Bobbi Kristina Brown, u gjet e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj në Rosëell, Georgia.

Këngëtari akuzoi të dashurin e vajzës, Nick Gordon, si përgjegjës për vdekjen e saj.

Gordon u mor nën kujdestarinë e Huston kur ishte fëmijë dhe u lidh me Bobbi Kristina Brown kur ajo ishte adoleshente.

Në janar 2020, ai vdiq si rezultat i toksicitetit të heroinës, sipas autopsisë.

/Panoramaplus.al