
Tjetër ndarje/ Çifti i njohur i jep fund lidhjes 4 muaj pasi shpallën fejesën
Në muajin mars shpallën fejesën, por Rosalia dhe Rauw Alejandro raportohet se i kanë dhënë fund lidhjes.
Dyshja janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku. Lajmin e konfirmojnë burime për revistën “PEOPLE”, të cilët thonë se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës.