Tjetër incident, artistit i hedhin një lodër seksi në skenë

Incidentet e artistëve në skenë vazhdojnë sagën e tyre. Këtë herë, në qendër të një ngjarjeje të tillë u vendos Lil Nas X gjatë një koncerti në Stokholm, Suedi.

Dikush nga turma hodhi në këmbët e këngëtarit një lodër seksi që tregonte organin gjenital femëror.

“Kush e hodhi organin e vet në skenë?”, pyeti artisti me shaka përpara se t’i rikthehej performancës. Fatmirësisht, koncerti vijoi pa probleme dhe pa lëndime si në rastet e artistëve të tjerë.

Kohët e fundit, artistët janë përballur me sjellje të çuditshme nga turma e pranishme në koncertet e tyre. Gjatë koncertit të Pink, një fanse hodhi hirin e nënës së saj në skenë.

Në Qershor, Bebe Rexha u godit me një celular në fytyrë ndërsa një fans u ngjit në skenë dhe qëlloi me shuplakë këngëtaren Ava Max./tvklan.al