Tjetër “goditje” për Seldi Qalliun, ish-e fejuara zytarizon lidhjen me të dashurin e ri

Javë më parë ai i dha fund fejesës me kolegen e tij, Mimoza Shkodrën. Por, duket se indirekt, një tjetër lajm jo i mirë mund t’i ketë rënë kokës, këngëtarit Seldi Qalliu. Një tjetër ish- e fejuar, më në fund ka zyrtarizuar lidhjen me dikë tjetër. Pas viteve në lidhje, ndarje, e ribashkime, vajza e deputetit Milaim Zeka, dashuria shumëvjeçare e Seldit, Dafina Zeka ka zbuluar se nuk është më beqare dhe si rrjedhojë, ka nisur një kapitull komplet të ri. Vajza me banim në Stokholm të Suedisë po shijon romancën me një shtetas suedez. Lidhja mes tyre është aq e fortë saqë siç mëson Prive.al, Dafina e ka marrw me vete të dashurin disa herë edhe në Kosovë përgjatë muajve të fundit.