Tironsat paskan numrin më të ulët të divorceve, dhe arsyen e zbulon Ardi Asllani
“Tirona”, kjo ishte tema e Soiree-së së kësaj të mërkure në ‘Top Channel’ me Jonida Shehun. Histori, muzikë e bukur, kulturë, tradita, zakone dhe pak verë, kështu ka kaluar mes të ftuarve biseda në studio. Në një moment, teksa po flisnin për zonat rurale dhe urbane në kryeqytet, Ardi Asllani ka treguar edhe arsyen pse tironsat kanë numrin më të ulët të divorceve, shkruan Who. “E di pse? Sepse tironsat martohen shumë vonë!”, u shpreh stilisti i njohur. Epo ja ku u gjet zgjidhja për të ulur numrin e divorceve!