Tina Turner reagon zemërthyer pas ndarjes nga jeta të djalit të saj
Këngëtarja legjendare Tina Turner, po kalon një nga momentet më të vështira në jetë pasi djali i saj Ronnie, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles ditën e djeshme. Ai u nda nga jeta në moshën 62 vjeçare.
Sipas mediave të huaja, një fqinj thirri 911 dhe njoftoi se Ronnie ndodhej jashtë shtëpisë së tij dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Pas lajmit të hidhur Tina Turner ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. 83-vjeçarja postoi një foto bardh e zi në Instagram duke shkruar: “Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.”
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Kujtojmë që Turner humbi katër vite më parë dhe djalin tjetër, Craig, i cili kreu vetëvrasje me armë në shtëpinë e tij në korrik 2018, në moshën 59-vjeçare.