Timo Flloko ndryshon pamje, shkurton flokët dhe merr kile

Aktori i njohur Timo Flloko është shfaqur i ndryshuar në pamje në daljen e tij të fundit në ekran, për të folur rreth vëllimit të tij poetik “Kërcim në bosh”. Në studion e Arta Markut në RTSH, Timo shihet që ka shkurtuar flokët e gjata që shpesh i mbante bisht, ndërkohë që duket se ka marrë pak kile. Bashkëshorti i Vera Grabockës dimë që ka në rutinën e tij vrapin për të mbajtur trupin në formë. Dhe si gjithmonë ai duket shumë i ri dhe energjik edhe pse është në prag të 70 vjetorit. /Story.al/