Timo Flloko ia shpreh ndjenjat Vera Grabockës sikur të ishte dashuri e pamundur: “Mendoj për ty, në s’u djegsha…”

Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur shqiptarë. Një pjesë e madhe e poezive të tij me tematikë dashurie janë kthyer në këngë. Ndërkohë së fundmi “Panorama” ka zbuluar se Flloko ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij. Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë shkruar fjalët më të ndjera për dashurinë e jetës së tij. Nuk ka njeri që nuk e njeh Vera Grabockën, gruan më krijuese të televizonit shqiptar, por bashkëshorti i regjisores në poezi ka vendosur ta quajë thjesht “V”. “E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…” janë disa nga vargjet kaq të ëmbla që Timo Flloko ia ka kushtuar Vera Grabockës. Janë vërtet mbresëlënëse këto vargje që Timo i dedikon Verës, sikur ajo të mos ishte gruaja e tij prej dekadash, pasi duket sikur shkruan për një dashuri të pamundur.