Tiani feston ditëlindjen e parë me prindërit të ndarë! Ja urimet e Tuna Sejdit dhe Patris Berishës për të voglin e tyre
Tiani, djali i Tuna Sejdit dhe Patris Berishës, festoi dje 4-vjetorin e lindjes.
Këngëtarja u kujdes që t’i organizonte një super festë të voglit të saj në këtë ditë të veçantë, si dhe t’i bënte një dedikim shumë të bukur.
“Katër vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi… pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta, më të sinqerta marrë ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, shkroi këngëtarja krahas fotos së Tianit.
Mirëpo, kjo është ditëlindja e parë që i vogli e feston me prindërit “të ndarë”.
Patrisi, ndryshe nga Tuna, nuk publikoi një foto të realizuar tek festa për Tianin, por një foto të tij të shkrepur më parë.
“Tian Patris katër”, shkroi artisti krahas saj. Kjo sepse marrëdhënia e dyshes prej kohësh është në krizë. Tuna është zhvendosur bashkë me djalin në Shkup, për të jetuar aty.
Ndërsa kur Patrisi u pyet për ndarjen nga Sejdi, ai tha: “Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është e ndërlikuar, në rrjedhje të lirë”.