“Ti qofsh që del me shalë jashtë”- Arbana Osmani i kthehet Xhemi Shehut pas kritikës, nuk mungojnë kunjat
Arbana Osmanit duket se i mungon shumë puna. Moderatorja, projektet e së cilës janë pezulluar për shkak të koronavirusit, po qëndron e izoluar.
Një ndër kritiket e saj ishte edhe Aulona Musta, e cila në një video Live në Instagram e thumboi duke u shprehur se nuk do të përdorte asnjëherë statusin e saj të gazetares për të shkuar në Durrës për të bërë plazh.
Dhe Arbana me anë të një postimi në rrjetet sociale shfytëzoi momentin për ti kthyer thumbin Aulonës.
Ajo publikoi një foto në një ashensor e veshur e këmishë dhe fund të shkurtër, ku shprehet se i mungon puna.
Mes batuatave, mikja e saj e ngushtë Xhemi Shehu e kritikoi duke shkruar: “Qofsh ti që del me shalë jashtë.”
Por nuk mungoi as përgjigjia e Arbanës, e cila ndërsa bënte shaka me modertoren, duke hedhur kunja ndaj Aulonës.
“Apapapap sa xheloze të ka bërë karantina dhe ty si disa,”- shkroi ajo.
Arbana po qëndron e izoluar ndërkohë që projektet e saj televizive janë pezulluar për shkak të koronavirusit.