“Ti që thu “e ka lyp vet”, je ma tmerr”, Ylli Limani reagon ndaj rastit të përdhunimit të 15 vjeçares: Leni qikat rahat!

Këngëtari Ylli Limani ka reaguar në lidhje me përdhunimin e 15 vjeçares duke iu drejtuar njerëzve qe të edukojnë djemtë dhe ti lejnë rehat vajzat.

Dy ditë më parë në Tiranë, përmes një marëshimi paqësorë, qindra qytetarë protestuan kundër abuzimeve seksuale ndaj grave dhe vajzave. Të shumtë ishin personazhet e njohur që ju bashkuan këtij organizimi duke treguar solidaritetin e tyre.

Por për fat të keq, jo të gjithë kishin mundësi të jenë të pranishëm fizikisht, kështu që zgjodhën rrjetet sociale për të dhënë mbështetjen e tyre. Një ndër ta ishte artisti Yll Limani.

Mes shumë e shumë pankartash të paraqitura në protestë, këngëtari zgjodhi pikërisht atë në të cilën shkruhej “Eduko djalin”. Përmes një shkrimi Ylli ka theksuar se kushdo që mendon se në rastin e një përdhunimi, fajtore është edhe vajza, atëherë këta persona janë më të tmerrshëm se vetë dhunuesit.

Reagimin e tij të plotë e gjeni më poshtë:

“Ti që thu “e ka lyp vet”, ti je ma tmerr se dhunuesi. Ti që menon që ngacmimi, prekja e padëshirume, presioni ose kërcënimi për me kry
marëdhënie s’jon abuzim seksual, lista o hala ma e gjatë… Leni qikat rahat, edukoni djemt“, është shprehur ai.

(A.B)/Dosja.al