“Ti përsëri vazhdon të jesh e ligë”, Efi jep përgjigjen e sinqertë nëse do vepronte njësoj si Dea Mishel
Zgjedhja e Dea Mishel për të çuar në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, ishte sa e pritshme aq edhe befasuese. Ajo që u eliminua ishte Efi, e cila fitoi një mbështetje të madhe nga publiku.
Ndoshta nëse Dea Mishel nuk do ta dërgonte në nominim, Efi do të ishte ende brenda “Big Brother Vip.” Por, nëse Efi do të kishte të njëjtën mundësi si Dea, a do të vepronte njësoj.
“Jo, nuk do të bëja të njëjtën gjë sepse ajo nuk më konsideronte mua lojtare të fortë po ta mendosh sepse nuk e ka thënë ndonjëherë. Le të vinte në nominim lojtarët që vërtetë ajo i mendonte të fortë.
Unë prandaj them që nuk do e bëja sepse mua nuk më pëlqen të konkurroj dhe të jem më e forta, ta di domethënë që fitorja është e imja. Për mua thjeshtë Dea ndjehej shumë e pafuqishme dhe nuk kishte se cfarë të bënte tjetër dhe në sytë e mi thjeshtë e shoh një njeri të pafuqishëm, asgjë tjetër”-tha Efi në “Wake Up.”
Mendon Efi se ky nominim ishte i menduar nga vetë Dea? “Shiko, nuk doja as të jepja një koment, unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër”-tha ajo.
Sa i përket darkës së saj me Oltën, Efi është shprehur se: “Unë nuk është se luajta sepse nuk di të luaj në atë lloj këndvështrimi, unë po flisja me publikun nuk po flisja me Oltën në asnjë moment. Unë që në fillim nëse më keni dëgjuar vazhdova dhe qesha dhe i thashë: “Ti përsëri vazhdon të jesh e ligë”, nuk është se i thashë që unë ndryshova mendim për ty.”