A do t’i ngrijë vezët si Bleona? Albana Osmani lëshon një kunjë për burrat

Prezantuesja Albana Osmani ishte e ftuar të hënën në mbrëmje në programin “Në kurthin e Piter Pan”. Kurioziteti i fëmijëve arriti në atë pikë sa njëri prej tyre e pyeti: “Bleona, që ka të njëjtën moshë me ty, i ka ngrirë vezët. Po ti do t’i ngrije? Pa u menduar fare Albana u përgjigj: “Do të preferoja të ngrija burrat më mirë…. është ide më e mirë”. Përveç shakasë ajo sqaroi: “Ajo çfarë ka bërë Bleona është një lloj sensibilizimi për të gjitha vajzat, është diçka shumë e mirë për të ardhmen e tyre. Unë jam pak më e vogël se Bleona, por vezët i kam ruajtur mirë në frigoriferin tim”, përfundoi argumentin Albana, të cilën e shohim në rolin e gazetares dhe opinionistes në “Top Shoë Mag” në “Top Channel”. /Story.al/