“Ti je për te semafori”, Aulona Musta reagon ndaj ndjekëses
Moderatorja Aulona Musta ka postuar një set fotosh me bashkëshortin e saj. Me rrobabanjo të dy kanë pozuar buzë detit, por si gjithmonë komentuesit janë kritikë ndaj Aulonës duke u kapur me detajet.
Një ndjekëse nuk e ka përmbajtur veten, teksa i shkruan moderatores se është për tek semafori. “Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”– shkruan komentuesja në rrjete sociale. Aq është dashur që Aulona Musta t’i përvishet keq ndjekëses duke marrë mbështetje të gjerë edhe nga fanset e saj.
“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal! Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…,”- i përgjigjet Aulona Musta komentueses, shkruan Dosja.al. Postimi i Aulona Mustës dhe komenti i ndjekëses.