“Ti je mësuese, nuk të ka hije të dalësh kështu…”/ E reja pushohet nga puna pasi postoi foto me bikini!

Yeimmy Ilias Isaza, një mësuese nga Kolumbia me mbi 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, thuhet se është pushuar nga puna pasi administratorët në ish-shkollën e saj hasën foto seksi në rrjetin e saj social Instagram. Që prej shkarkimit, Isaza mësohet se tashmë ka gjetur një pozicion të ri.

Isaza nuk është mësuesja e parë që kritikohet për pozimin në rrjetet sociale me veshje seksi. Pak kohë më parë, një mësuese e artit në shkollën fillore të Nju Xhersit u ‘sulmua’ nga prindërit në shkollën e saj për t’u veshur me rroba të përshtatshme. Patrice Brown ishte mësuesja e parë që u pushua nga puna për shkak të rrobave që ajo zgjodhi të vishte.

Së fundmi, 33-vjeçarja tha për gazetën ‘The Post’ se vazhdon të veshë rrobat që ajo dëshiron të veshë pavarësisht se është pushuar nga puna.

Mësuesit shpesh ngacmohen nga administrata, prindërit, mësuesit e tjerë dhe në klasa më të mëdha nga nxënësit. Ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë te fëmijët.

Rikujtojmë, se një ish-mësuese ka treguar se mbeti shtatzënë nga një student i saj dhe këtë e kuptoi vetëm mëngjesin e ditës së nesërme. Amy Kupps mbeti shtatzënë, gjatë një festë në klub nate, sipas mediave të huaja. Pas festës ajo shkoi në shtëpi me një djalë që nuk e njihte, por për të cilin tha se ishte i pashëm. Por rezultoi që ish-mësuesja, tashmë modele në “OnlyFans”, në fakt e kishte takuar djalin në fjalë më përpara, në klasën e saj.