Ti je gati të bësh gjithçka për fëmijën tënd? Sipas Lira Gjikës, e ke shumë gabim
“Për fëmijën tim, jam gati të bëj gjithçka”, nuk mendojmë se ka njeri që nuk e ka dëgjuar ose prind që nuk e thënë të paktën një herë këtë fjali. Sigurisht që një prind do bënte gjithçka për fëmijën, por duket specifikuar: gjithçka të mirë. Lira Gjika I ka kushtuar një status kësaj shprehjeje duke i bërë thirrje prindërve e gjyshërve të kenë kujdes e të bëjnë më të mirën për fëmijët, jo atë që i duket e mirë.
“Për fëmijën tim, jam gati të bëjë gjithçka”.
Këtë shprehje, të cilën kam një jetë, që e dëgjoj dhe, që më ka krijuar gjithnjë bezdi, dyshim dhe iritim, sot si profesioniste dhe si një njeri që kam mbi 60 vite mbi supe, i përgjigjem me përgjegjsi që nuk është shprehje, që tregon dashuri të madhe, por paaftësi për të dashur dhe ndjenjë faji. Një prind, sidomos një nënë, zgjedh për fëmijën e vet, të bëjë më të mirën dhe jo gjithçka. Ashtu siç zgjedh, ushqimet, veshjen, shampot dhe sapunet larës të rrobave, po ashtu, duhet të zgjedhi si ta preki, si ti flasi dhe si të sillet me fëmijën, cila është gjëja më e mira për të. Pra një prind, dhe sidomos një nënë nuk mund të bëjë gjithçka, por vetëm më të mirën, (natyrisht për aq sa e di të mirën), për veten dhe fëmijën e sajë. Një prind, që bën një deklaratë të tillë nuk di të dojë me më të mirën e shpirtit. Ky prind apo prindër, veprojnë nëpërmjet ndjesive, pra sipas ngarkesës emocionale apo më saktë sipas ndjenjës së fajit, që për ta është bërë stofa për të njohur e “endur” të mirën. (Ka studime të plota që merren pikërisht me këto sjellje të prindërve.) Kjo shprehje dhe shprehje të tjera të kësaj kategorie, nuk lejojnë të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme prind fëmijë, pasi këto gjëndje të prindërve ku ndjesitë luhaten vazhdimisht, te fëmija shkaktojnë frikë dhe pasiguri. Kur fëmija shikon dhe ndjen nënën, që grindet apo qan apo flet me passion, trëmbet dhe mendon se është fajtori ai, fëmija. Prandaj ju nëna dhe baballarë, por edhe gjyshe e gjyshër, kujdes, nëse vërtetë i doni fëmijët, bëni më të mirën për ta, dhe jo atë, që ju duket ju e mire”-shkruan Lira Gjika.