“Ti je babi më i mirë!”/ Gaz Paja përlotet nga letra e dërguar nga djali i tij, aktori: Ai më ka ndryshuar jetën

Surprizë për babain e Blerimit, ishte edhe aktori i mirënjohur për publikun shqiptar, Gaz Paja. Gazi tepër i prekur nga gjithë kjo histori, i’u bashkua mesazhit të Blerimit që të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e djeshme trajtoi historinë e Blerimit i cili falenderoi mikun e ngushtë që dhuroi gjak për t’i shpëtuar të ëmën dhe për t’i shfaqur dashurinë dhe respektin babait në këtë moment kaq të vështirë për të.

Surprizë për babain e Blerimit, ishte edhe aktori i mirënjohur për publikun shqiptar, Gaz Paja. Gazi tepër i prekur nga gjithë kjo histori, i’u bashkua mesazhit të Blerimit që të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë.

Për aktorin Paja, moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të, një letër të ndjerë më fjalë zemre nga djali i tij i vogël. “Faleminderit që më ke shpëtuar jetën dhe që ke qenë gjithmonë pranë meje. Ti je babai më i mirë!”,- ishin disa nga fjalët e shkëputura nga letra e djalit të aktorit.

Gazi i përlotur u shpreh se ardhja në jetë e djalit e ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës.

Marre nga Top Channel

(A.B)/Dosja.al