“T’i hapi këmbët, unë… E bëjmë treshe”- Çfarë nënkuptoi Ilir Shaqiri dhe si reagoi Monika Lubonja! Sqarohen aktorja dhe balerini: Tema ishte për mjeljen

“Ti hapi këmbët! Unë e mjel, e bëjmë treshe”, ishin fjalët e thëna nga Ilir Shaqiri, që u keqkuptuan nga Monika Lubonja.

Teksa koreografi i njohur po bashkëbisedonte me kolegun e tij, Dritan Brama, ai i kërkoi që ta ndihmonte në provën javore për të mjelë dhinë duke përdorur termin “e bëjmë treshe”

“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Ilir Shaqiri, fjalë që sollën reagimin e ashpër të aktores Monika Lubonja, e cila nuk hezitoi t’i përmendte bashkëshorten: “Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”.

Ndërkohë dyshja janë sqaruar gjatë spektaklit të së martës. Monika Lubonja u shpreh se ishte ndjerë keq kur dëgjoi fjalët e tij.

“Atë ditë kur e dëgjova u ndjeva keq. Unë kam bërë shaka me të gjithë dhe jam treguar e kujdesshme me të gjithë. Për Ilirin e ruaja atë lloj respekti, pavarësisht fjalëve që ai më shkroi. Nuk më pëlqen, unë kam një familje, një vajzë, një shoqëri që kam lënë jashtë. Më vjen keq sepse ardhja ime këtu nuk ka qenë e lehtë.

Unë rrjedh nga një familje shumë e hapur, me prindër që kanë ditur të japin kulturën, dhe nuk i kam ndjerë shumë paragjykimet e të tjerëve. Përtej shakave, kur kamerat i kemi 24 orë, mendoj se dhe sikur ta kisha lënduar Ilirin kaq fortë, ky është një nivel ordiner”, u shpreh aktorja.

Ndërsa Ilir Shaqiri u shpreh se tema nuk ka pasur të bëjë aspak me Monika Lubonjën, por me atë vetë, Dritan Bramën dhe dhinë.

“Ne me Tanin atë natë kemi qenë pafundësisht për tema nga më të ndryshmet që nuk i përkisnin as dhisë dhe Monikës. Kur është përdorur ajo frazë ka qenë momenti kur ne ishim të fundin e të gjithë të qeshurës sonë dhe sigurisht Monika e ka marrë sikur ka qenë para kësaj. Pse është përdorur do ta mjelim treshe, sepse unë dhe Tani në mëngjes kishim detyrën që të milnim dhinë.

Ditën e parë kam vuajtur realisht shumë për ta mjelë vetëm dhe i thashë Tanit që të vinte dhe të më ndihmonte, se ndryshe nuk ia dilja. Çdo gjë ka qenë referuar dhisë. Emrin ja vura Nika sepse mendova se ishte emër i përshtatshëm për një dhi. Më habit vetëbindja e Monikës që unë e kam përdorur këtë gjë për të”, rrëfeu koreografi.

/Panoramaplus.al