“Ti gjithë ditën qaje për të”/ Fifi i mbyll gojën ndjekësit pasi i përmend ish-të dashurin
Pak ditë më parë, Fifi publikoi në Instagram një video duke performuar këngën e Semi Jaupaj, “Jetike”, ku shfaqej duke qarë.
Mediat rozë e përkthyen postimin e këngëtares si një reagim ndaj ish-të dashurit të saj, i cili ka lidhur kurorë kohët e fundit me një vajzë tjetër, megjithatë ylli i muzikës nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht lidhjen e mëparshme me personin në fjalë, por thjesht i referohej dashurisë së saj me pseudonimin “Stracciatella”.
Ndërkohë që portalet kanë shkruar vazhdimisht se Fifi është e lënduar, në fakt artistja duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë. Teksa ka ndarë një video duke kërcyer në dhomën e hotelit ajo shkruan: “Kur e kupton që je single edhe munesh me bo ç’ka don pa dhon llogari”.
Ky postim nuk i ka shpëtuar njerëzve dashakeqës dhe një prej ndjekësve të Fifit ka komentuar: “Ta paska bërë 8 me 2 e ti gjithë ditën kajshe si lop për të po çfarë di ti çfarë është dashuria bre deri dje e ke mush cullën me brum e gullasha po ik se s’din sen”.
Këngëtarja nuk ja ka kursyer përgjigjen, duke injoruar tërësisht pjesën ku ai i ka përmendur ish-të dashurin dhe ja ka mbyllur gojën.
“Pse m’fal ti haver je rrit me tartar edhe kallamar a? Hallall”, shkruan Fifi. /News31