“Ti e shet veten për 5 mijë lekë”, Jurgeni ofendon Mikelën, tensionohet situata në “Për’puthen”

“Për’puthen” është shoqëruar sot me tensione, madje situata ka agravuar. Një bisedë në WhatsApp mes Mikelës dhe Jurgenit, që duhet të përfundonte me një kërkesë falje, ka përfunduar në ofendime të rënda.

Jurgeni ka ofenduar sërish Mikelën, duke i thënë: “Ti shitesh për 5 mijë lekë”, gjë që e acaroi konkurrenten, e cila u ngrit në këmbë, duke iu drejtuar atij, mirëpo, Meliku e ndaloi të kishin një konfrontim fizik. Ajo e konsideroi Jurgenin një “zero”, e ofenduar rëndë nga fjalët e tij.

Nxitur nga kjo, Tola ka mbrojtur Mikelën, duke i thënë Jurgenit se s’do të dilte kurrë me të, dhe duke i kërkuar produksionit përjashtimin e tij. Të gjithë konkurrentët e tjerë, i kërkuan atij të kërkonte falje, mirëpo ai nuk pranoi, dhe gjithë situata e agravuar, bëri që programi, për herë të parë, të mbyllej më herët sesa orari i përcaktuar.

Kjo nuk është hera e parë, që ka përplasje mes Mikelës dhe Jurgenit, pasi pak ditë më parë, konkurrenti tha se s’do të dilte me të pasi sipas tij është arrogante dhe flet shumë. Madje i përmendi edukatën familjare, që bëri që Mikela të largohej nga studioja.

/News31