Thyerja e Termometrit, Si të Hiqni Zhivën e Rrezikshme

Mërkuri është i vetmi metal që lëngëzohet në temperaturën e ambientit.

Atë e gjejmë si pjesë të termometrit që shumë prej nesh e mbajmë akoma në shtëpi.

Këto pajisje jo digjitale janë shumë të brishta dhe thyerja e tyre e ekspozon njeriun ndaj këtij metali të rrezikshëm.

Lajmi i mirë është se trupi i njeriut nuk e përthith mërkurin e lëngshëm nëpërmjet lëkurës, ndaj nëse keni prekur zhivën e termometrit të thyer mos u shqetësoni.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të AgroWeb.org rezzulton se aroma e mërkurit përthithet shumë lehtë në mushkëri ndaj duhet të tregoni kujdes ndaj këtij metali.

Gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë sepse edhe sasia më e vogël e aromës së mërkurit mund të dëmtojë fetusin, mushkëritë e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.

Si Të Pastroni Mërkurin E Lëngshëm Nga Sipërfaqet E Drurit, Linoleumit Apo Pllakat.

Nëse përballeni me faktin e kryer të lëngëzimit të mërkurit në sipërfaqen e shtëpisë suaj, mos u alarmoni.

Në fillim, largoni fëmijët dhe kafshët shtëpiake nga zona.

Së dyti, mos përdorni fshesën e korentit për të pastruar grimcat e termometrit.

Më pas, vishni doreza, merrni një qese letre dhe mblidhini copat me kujdes.

Më pas, me një fletë letre ose kartoni mblidhini grimcat e mërkurit dhe hidhini në një qese tjetër letre.

Atë mbështilleni dhe futeni në një qese tjetër plastike.

Më pas merrni një elektrik dore që të siguroheni që zona ku është thyer termometri është e pastër.

AgroWeb.org ju këshillon të jeni të kujdesshëm ndaj të çarave të dyshemesë ku zhiva mund të ketë ngecur.

Kini parasysh që merkuri mund të përhapet shumë shpejt në çdo zonë të shtëpisë.

Pasi ta keni pastruar zonën mirë, ndizni një freskuese, hapni dritaren dhe ajroseni ambientin për 24 orë.

Këshillat Kryesore

Mos përdorni kurrë një fshesë me korent për të pastruar merkurin.

Ekspozimi do të jetë më i lartë dhe do të ndotë të gjithë shtëpinë.

Mërkurin nuk duhet ta hidhni në koshin tuaj të plehrave sepse është tepër i keq për shëndetin./AgroWeb.org