Thumba për Patrisin?/ “Shpërthen” Tuna Sejdiu ndaj ish-partnerit: Ti je shfrytëzim i jetës time. Narcistët nuk kanë ndjenja as për fëmijët e tyre
Në disa postime që ka bërë në rrjetet sociale, këngëtarja ka thyer heshtjen si një përgjigje për ish-partnerin e saj.
Këngëtarja Tuna Sejdiu ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin e divorcit nga bashkëshorti, Patris Berisha.
Në disa postime që ka bërë në rrjetet sociale, këngëtarja ka thyer heshtjen si një përgjigje për ish-partnerin e saj.
Ajo e konsideruar Berishën si ‘Narcist’, si një person që nuk do asnjeri tjetër dhe se mendon vetëm për veten. Më tej ajo ka thënë se Narcistët nuk duan as fëmijët e tyre duke dhe sioas saj vetëm shfrytëzojnë, sakaq ka shtuar se ‘Narcistët’, janë hipokritë.
“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë. Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba “deadbeat” (pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk paguajnë mbështetje për fëmijët). Në mendjen e një narcisti, çkado që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre. Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzim. Vetëm zëvëndesojë fjalën “dashuri” me “shfrytëzim” dhe merr sens e gjitha. Gjithmonë do të shfrytëzoj. Askë nuk do ta shfrytëzoj aq shumë sa të shfrytëzoj ty. Ti je shfrytëzimi i jetës sime. Do të shfrytëzoj përgjithmonë, Shfrytëzimi im, do jem gjithmonë shfrytëzuesi yt. Të gjithë narcistët janë hipokritë. Ata pretendojnë të ketë moral dhe vlera, gjëra që si posedojnë. Prapa dyerve të mbyllura, ata gënjejnë, fyejnë, kritikojnë, dhe abuzojnë. Ata bëjnë dhe thonë çkado që duan por si guxon t’iu thuash mbrapsht apo t’i kritikosh. Ata kanë një rend të rregullave për të tjerët por nuk ndjekin asnjë për vete dhe nuk praktikojnë asgjë të asaj që predikojnë”– ka thënë ajo.
(A.k.dosja.al)