Thuhet se Sam Asghari jepte informacione mbi Britney-n te babai i saj

Drama mes Britney Spears dhe Sam Asghari vijon dhe ka thashetheme të reja. Sipas një burimi për Daily Mail, Sam i jepte informacione të atit të këngëtares, Jamie Spears, para dhe gjatë martesës së tyre.

Thuhet se Sam Asghari jepte informacione mbi Britney-n te babai i saj

Burimi shprehet se Britney është e mendimit se Sam e ‘spiunonte’ tek i ati, në mënyrë që ai ende të kishte kontroll mbi të, edhe pasi fitoi gjyqin dhe mori lirinë dhe pavarësinë e financave dhe zgjedhjeve në jetën e saj. Britney hodhi të atin në gjyq, pasi për 13 vite me radhë, ajo i nënshtrohej vendimeve të tij dhe s’kishte akses mbi pasurinë e saj. Vendimi në favor të këngëtares u mor në nëntor të vitit 2021, duke përfunduar edhe një cikël të gjatë vuajtjesh dhe kufizimesh për këngëtaren.

Ndërsa të tjera burime thanë për ET se ky informacion mbi Sam është krejtësisht i pavërtetë dhe se ai s’e ka kontaktuar dhe as i ka treguar të atit të Brit mbi jetën e saj.

Këto zëra vijnë pas divorcit të shumëpërfolur mes Sam dhe Britney, i cili ndodhi gjatë këtij muaji. Britney dhe Sam u fejuan në shtator të vitit 2021 dhe u martuan në qershor të 2022-shit, në një ceremoni madhështore në shtëpinë e saj.

Ata u ndanë dhe burimet thanë se Sam dyshonte se këngëtarja e kishte tradhtuar, ndërsa njerëz të afërm me Brit e mohuan kategorikisht këtë aludim të Sam.

Anabelmagazine