Thuhet se Ricky Martin dhe Jwan Yosef kishin një marrëdhënie të hapur
Ricky Martin dhe Jwan Yosef njoftuan se po divorcoheshin pas 6 vitesh martesë, në një deklaratë të përbashkët në rrjetet sociale dhe sipas një miku të afërt me këngëtarin, çifti prej kohësh kishte një marrëdhënie të hapur (do të thotë se partnerët bien dakord mbi mundësinë e të pasurit marrëdhënie intime me njerëz të tjerë).
“Si shumë çifte, Ricky dhe Jwan kishin një marrëdhënie të hapur gjatë pjesës më të madhe të martesës së tyre”, u shpreh burimi për Daily Mail, duke shtuar se kjo marrëdhënie e hapur funksionoi, derisa çifti vendosi të divorcohej.
“Asnjë prej tyre nuk ra në dashuri me dikë tjetër. Seksi ishte diçka për të cilën angazhoheshin së bashku dhe e ndanin me partnerë të tjerë”.
Ricky (51 vjeç) dhe piktori Jwan (38 vjeç) ende nuk kanë folur me detaje për vendimin për t’u divorcuar.
Deri tani thuhet se Martin do të mbajë shtëpinë e tyre, por Yosef nuk do t’i mungojë asgjë dhe nuk do t’i duhet kurrë të shqetësohet për financat.
Dyshja ka dy fëmijë, vajzën Lucia dhe djalin Renn. Gjithashtu, Martin është edhe babai i dy binjakëve, Matteo dhe Valentino, 14 vjeç.
Martin nuk e ka komentuar kurrë marrëdhënien e hapur me Yosef, por në një intervistë për “Vulture” është shprehur se shpresonte që të normalizoheshin marrëdhëniet e hapura, referuar rolit të tij në serialin “The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story”, në të cilën luante rolin e Antonio D’Amico, të dashurit të Versace-s dhe kishin një marrëdhënie të hapur.