Thuhet se Megan Fox dhe MGK janë rikthyer prapë bashkë

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox janë sërish çift dhe më mirë se më parë! Kështu thonë burimet për “Page Six” dhe në fakt, nisur nga fotot e tyre në Hawaii mund të mos jetë thjesht një thashethem.

Burimet thanë se zyrtarisht, ata janë bashkë dhe se po ‘shërohen’ nga ngjarjet e së shkuarës. “Ata ndihen më të lidhur se kurrë dhe nuk do të heqin dorë nga lidhja e tyre”.

Pas zërave se aktorja dhe reperi i dhanë fund lidhjes dhe fejesës së tyre, ata u fotografuan së bashku në Hawaii, në një ‘arratisje romantike’. Edhe pse në fotot e shkrepura nga paparacët nuk kishte puthje dhe përqafime, sërish dukeshin të qetë dhe rehat nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megan dhe MGK patën një krizë në marrëdhënien e tyre në shkurt të këtij viti. Zërat, të cilët u konfirmuan shpejt, nisën të qarkullonin kur Megan fshiu (ose arkivoi) fotot me partnerin dhe postoi një album fotosh me mbishkrimin: “Mund ta ndiesh pandershmërinë/ Është e gjitha në frymën tënde”.  Ajo më pas, e hoqi nga lista e ndjekësve MGK dhe shtoi Eminem. Veprimi i fundit ishte çaktivizimi i Instagram-it.

Menjëherë nisën aludimet se MGK e kishte tradhtuar Fox, por ajo u rikthye shpejt në Instagram, për të dhënë këtë deklaratë:

“Nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrjeje të palëve të treta në këtë marrëdhënie. Kjo përfshin, por nuk limitohet në: njerëz aktualë, DM (mesazhe në Instagram), robotë të (krijuar) inteligjencës artificiale, apo djaj succubus (nga folklori, demonët/djajtë succubus kryejnë veprime seksuale me burra ose gra, ndërkohë që ata janë duke fjetur). Duhet ta lini këtë histori me kaq dhe t’i lini rehat gjithë njerëzit e pafajshëm”, përfundoi Megan, referuar hamendësimit se partneri e saj e kishte tradhtuar me Sophie Lloyd, kitariste, e cila ka performuar shumë herë me MGK.

Por, duket se gjërat janë sheshuar dhe shumë shpejt mund të shohim ato puthjet pasionante mes Megan dhe MGK. Mos thoni që s’ju lajmëruam!

Anabelmagazine