Three Dots e Baba Stars bëhen një grup i vetëm? Ja ç’bëjnë artistët për njëri-tjetrin

Kanë disa bashkëpunime si grupe dhe edhe në publik kanë treguar gjithmonë mbështetje për njëri-tjetrin. Djemtë e dy grupeve shqiptare, ThreeDots dhe BabaStars, kanë përkrahur gjithmonë projektet e reja respektive, ndërsa së fundmi Flori Mumajesi, Bruno dhe Getoar Selimi, kanë lançuar këngën e tyre të re “Mori”, një projekt shumë ritmik dhe interesant i treshes.
Ndërsa mbrëmë, dy nga djemtë e Baba Stars, Majk dhe Onat kanë publikuar këngën e tyre të re “Thirri Dajtë”, dhe aty dëshmuan se janë shumë të bashkuar dhe në BS nuk ka mosmarrëveshje. Ndërsa në profilin e Flori Mumajesit, papritmas u publikua një fotografi e Getoar Selimit, Majkut e Onatit me anëtarë të tjerë të grupit, e cila shprehte përkrahjen e tij për artistët, shkruan Prive. Të njëjtën gjë më pas e bëri edhe Bruno, duke publikuar të njëjtën fotografi në profilin e tij në Instagram, e të njëjtën gjë sikurse dy miqtë e tij, e ka bërë edhe Klajdi Haruni, i cili po ashtu e publikoi të njëjtën fotografi.