Thoshte Gjyshja: Pastro dhe merr pluhurat e shtëpisë… por mos harro të shijosh jetën se një ditë do të bëhesh vetë pluhur!
Mos lejo që tiganët të shkëlqejnë më shumë se ty! Mos e merr kaq seriozisht pastrimin e shtëpisë! Kur u bëra grua, kaloja 24 orë të ditës duke kërkuar që gjithçka të ishte e pastër dhe e rregullt në rast se “dikush do të vinte të më vizitonte”, por më pas zbulova se të gjithë janë shumë të zënë, duke ecur, duke u argëtuar. duke punuar dhe duke shijuar jetën e tyre.
Po sikur dikush të shfaqet papritur? Epo nuk kam pse t’ia shpjegoj askujt situatën në shtëpinë time. Njerëzit nuk janë të interesuar për atë që bëni gjatë gjithë ditës, njerëzit janë duke ecur përreth, duke u argëtuar dhe duke shijuar jetën.
Jeta është e shkurtër, kënaquni! Pastroni dhe merrni pluhurat … nëse është e nevojshme. Por gjeni kohë për të pikturuar një pikturë ose për të shkruar një poezi, për të bërë një shëtitje ose për të vizituar një mik.
Për të gatuar atë që ju pëlqen, për të ujitur bimët tuaja … jepini vetes kohë të lirë për të pirë një birrë, për të notuar në plazh (ose pishinë), ngjituni maleve, luani me qentë, dëgjoni muzikë, lexoni libra, kultivoni miqtë tuaj dhe shijoni jetën.
Merrni pluhurat nëse është e nevojshme, por jeta vazhdon jashtë. Mendoni se kjo ditë nuk do të kthehet më! Merrni pluhurat nëse është e nevojshme, por mos harroni se do të plakeni dhe se shumë gjëra që mund të bëni tani nuk do të jenë aq të lehta për t’u bërë në pleqëri.
Dhe kur të largohesh, meqë do ikim të gjithë një ditë, edhe ti do të bëhesh pluhur! Dhe askush nuk do të kujtojë sa fatura ke paguar, as shtëpinë tuaj të pastër, por ata do të kujtojnë miqësinë tuaj, gëzimin tuaj dhe atë që ju keni mësuar.