Thirrja e Olti Currit: Sot tek sheshi i Teatrit kundër diktaturës mafioze!

Blogeri i njohur, Olti Curri ka bërë një postim në Instagram, në lidhje me protestën që do të mbahet sot në sheshin e Teatrit Kombëtar (tashmë të shembur), sot në orën 16:30. “Sot dilet për të protestuar kundër diktaturës mafioze. Kundër atyre që duan të skllavërojnë shqiptarët. Shqiptarët nga rrethet janë të bllokuar nga policia pandemike, prandaj ata që jetojnë në Tiranë, do të jenë zëri dhe amaneti i gjithë shqiptarëve kudo që janë, kundër diktaturës politike dhe ekonomike. Sot tek sheshi i Teatrit në orën 16:30. Rroftë Shqipëria!”, shkruan Olti në postimin e tij./www.story.al