Theu rregullat e Covid-19 për të festuar 30-vjetorin, Rita Ora kërkon falje publike

Rita Ora festoi para pak ditësh përvjetorin e 30-të dhe në rrjetet e saj sociale tregoi se nuk kishte bërë asnjë festë me miqtë dhe klegët, por kishte qënduar në shtëpinë e saj bashkë me familjen, nisur edhe nga kushtet e pandemisë dhe rregullat anti-Covid.

Megjithatë duket se kjo nuk ka qenë e gjithë e vërteta, pasi mediat britanike kanë publikaur pamjet nga një organizim që ajo ka bër me mqitë e saj për të festuar datëlindjen. Sipas “The Sun”  artistja shqiptare ka mbledhur në fshehtësi të plotë 30 persona në një restorant në Londër ditën e shtunë. Të pranishëm në festën e Ora-s ishin motra e saj. Elena, disa miq dhe personazhe të tjerë të njohur, duke përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne.


Sigurisht që artistes i kanë dalë kundër shumë persona dhe fansa, gjithashtu edhe gazetarë, të cilët janë irrituar pse ajo i ka thyer rregullat e Covid-19, teksa Anglia vazhdon të mbetet në izolim. Ndërkohë vetë Rita, pasi ka parë reagimin, ka kërkuar ndjesë publike me anë të një postimi në Instagram.

“Përshndetje të gjithëve, organizova një mbledhje me disa miq, për të festuar datëlindjen time të 30-të. Ishte dicka e vendosur në moment, nisur dhe nga fakti që së shpejti ne do të dalim nga izolimi dhe nuk do të kishte problem. 

Më vjen shumë keq që i kam thyer rregullat dhe e kuptoj që kjo gjë i vendos njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pajustifikueshëm. Duke marrë parasysh masat, e kuptoj sa e papërgjegjshme jam treguar me këtë veprim dhe marr përgjegjësi të plotë. 

Ndihem më shumë e turpëruar pasi e di shumë mirë se sa fort kanë luftuar njerëzit me këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam në dijeni të sakrificave që ata dhe bizneset kanë bërë, në mënyrë që ne të jemi të sigurtë. Edhe pse kjo nuk do ta bëjë gjëndjen më të mirë, dua të kërkoj falje sinqerisht sinqerisht.