Theu rekorde në Netflix që në pjesën e parë, rikthehet Tuba Buyukustun

Seriali i ri në Netflix, i cili bëri bashkë aktorët më të mirë të serialeve turke, Tuba Buyukustun, Seda Ministre, Murat Boz, Riza Kocaoglu, Firat Tanis, Bocuk Yilmaz, Fusun Demirel dhe Serkan Altunorak, është vlerësuar shumë dhe ka marrë menjëherë notën maksimale nga fansat.

Seriali ‘Zeytin Agac?’ (Pema e ullirit), i cili u transmetua të enjten, më 28 korrik, hyri në listën e Top 10 në Netflix, në 28 vende, duke përfshirë Argjentinë, Egjipt, Gjermani, Itali, Poloni, Zvicër dhe Turqi, që në ditën e parë të transmetimit.

Sezoni i parë i serialit u xhirua në 8 episode, në Ayvalik vitin e kaluar, dhe menjëherë u bë një nga serialet që shënoi kulmin në listat botërore që në ditën e parë.

Edhe fabula e filmit tërhoqi vëmendje. Duke u kthyer në të kaluarën e çdo personazhi, del në pah mesazhi se origjina familjare ndikon në jetën dhe fatet e njerëzve.

‘Pema e ullirit’, e mezipritur sidomos nga fansat e Tuba Buyukustun, u ndoq nga mijëra njerëz në pjesën e parë dhe komentet nga rrjetet sociale nuk kanë pushuar.

Në ‘Pema e ullirit’ është në qendër dashuria e ‘Adës’ dhe ‘Toprakut’, Tuba Buyukustun dhe Murat Boz.