Theu kodin e veshjes në Vatikan, çfarë fshihet pas fustanit të Kim Kardashian
Kim Kardashian ka vizituar së fundmi Vatikanin dhe në fotografitë pranë Kishës Sistine, duket se nuk e ka respektuar kodin e rreptë të veshjes.
E veshur me një fustan dantelle seksi, i cili nuk i mbulonte shpatullat dhe as pjesë të tjera të trupit.
Ylli i KUWTK, u shmang nga veshja konservatore dhe në vend të kësaj zgjodhi të bënte sërish ‘zhurmë’ me veshjen e saj, teksa vizitonte qytetin.
Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit dhe muzetë e Vatikanit (përfshirë Kishën Sistine).
Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe krahët e sipërm, ndërsa atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluze pa mëngë dhe këmisha me krahë të shkurtra.
Megjithatë Kim veshi një xhaketë sipër fustanit, në momentin që vizitoi kishën. Pas këtyre fotove shumë njerëz e kritikuan dhe e cilësuan si mungesë respekti.
Zgjedhja e kësaj veshje nuk është dhe aq rastësore, pasi qëndron një histori në krijimin e këtij fustani. Veshja është nga koleksioni Vjeshtë 2020, nga dizajneri me origjinë meksikane Victor Barragan.
“Koleksioni ka të bëjë me seksualitetin si fuqi dhe mbrojtje nga mbizotërimi i përhapur patriarkal siç përdorej në brujería* e shekullit të XVI,” -tha Barragan për Vogue. “Ekziston një ndjenjë e fuqizimit të femrave gjatë gjithë koleksionit, e përzierë me magjepsjen e natës.”
Brujería janë rituale dhe praktika të magjisë dhe kulteve në kulturat e Amerikës Latine dhe Afro-Karaibe.
Dizajneri e bazoi koleksionin te inkuizicioni meksikan dhe persekutimi i brujas dhe brujos, nga Kisha Katolike.
Brujas dhe brujos janë fjalë që përdoren në shumë kultura spanjishtfolëse në Amerikën Latine dhe Karaibe, për t’iu referuar njerëzve që janë praktikues të magjisë; “bruja” përdoret për gratë, ndërsa “brujo” për burrat.