Thënia e javës: Eddie Murphy, e vërteta për martesën dhe marrëdhëniet me femrat!

Eddie Murphy është një nga meshkujt e Hollivudit që nuk ka mundur t`I qëndrojë kurrë besnik vetëm një gruaje. Edhe pse është martuar ligjërisht vetëm një herë, aktori 62-vjeçar ka 10 fëmijë me gra të ndryshme. Ylli i humorit kaloi një divorc të vështirë e të shumëmediatizuar, por ai nuk e ka humbur besimin tek institucioni i martesës. Eddie Murphy u martua me Nicole Mitchell në mars 1993, por në atë kohë ai kishte tashmë dy djem me ish-të dashurat e tij – Paulette McNeely dhe Tamara Hood. Martesa duhet ta kishte bërë Murphyn një “djalë për shtëpi”, aq më tepër që aktori dhe gruaja e tij kishin 5 fëmijë së bashku.

Por, pasi akuzuan njëri-tjetrin për pabesi, të dy vendosën të divorcoheshin. Ndarja u finalizua në prill 2006 dhe Nicole thuhet se u largua me 15 milionë dollarë në fund të procesit. Pavarësisht dështimit të lidhjes së tyre 17-vjeçare, Eddie Murphy sërish beson tek martesa.

Citimi i javës nga Eddie Murphy

“Të divorcohesha nuk është se më bëri të ndihem keq në lidhje me martesën. Unë do t’ju them atë që nuk do të bëj kurrë: Nuk do të divorcohem më kurrë”, tha Murphy.

Pavarësisht kësaj deklarate, aktori 62-vjeçar nuk është paraqitur më në Gjendjen Civile. Eddie Murphy aktualisht është i fejuar me të dashurën e tij, Paige Butcher (43), me të cilën ka dy fëmijë.

Citate të tjera të famshme të Eddie Murphy

“Nëse nuk vdes në një aksident avioni apo diçka tjetër, ky vend do të ketë një mundësi të rrallë për të parë një talent të madh të rritet.”

“Unë jam një komedian që përfundova duke aktruar në filma, kështu që nuk e konsideroj veten aktor”.

“Nëse ndërveproni me dikë, përfundimisht kuptoni se të gjithë njerëzit janë të njëjtë”.

“Nuk e di se cili do të jetë vakti im i fundit para se të vdes. Jam i habitur që njerëzit mund të hanë edhe kur janë në dënim me vdekje”.

“Këshilla që do t’u jepja njerëzve është të mos pranojnë këshillat e askujt.”

Bordo