Thellohet skandali: Një tjetër vajzë publikon mesazhet me Adam Levine

Dje kryefjala e internetit ishte tradhtia “virtuale” e Adam Levine me modelen 23-vjeçaren, Sunmer Stroh, me të cilën, sipas modeles ata kishin një lidhje dhe Levine i tha se donte t’i vinte emrin e saj, vajzës që priste me Behati Prinsloo.

Po dje, një tjetër vajzë tregoi mesazhet me Adam Levine, i cili i kishte shkruar nga llogaria zyrtare në Instagram. Ai i komplimentonte trupin, gjithashtu i kërkonte foto intime.

Në një moment, vajza i thotë se është i martuar, por Adam i shpjegon se situata është “e ndërlikuar”.

Vajza ka publikuar në stories në Instagram mesazhet, me hashtag-un #exposingadamlevine dhe menjëherë njerëzit e kanë ndarë në rrjetet e tjera sociale, për të përhapur fjalën.

Adam Levine postoi për ngjarjen me Sunmer Stroh një deklaratë, ku theksonte se nuk kishte ndodhur një tradhti fizike, por gjithsesi, e kishte “tejkaluar masën”.

Për publikimin e radhës, ende nuk ka një reagim.

Anabelmagazine