Thellohet bilanci shkon në 5 persona, humb jetën dhe mikja e çiftit të ri në spital

Ka shkuar në pesë numri i personave që humbën jetën në aksin Fushë-Krujë-Milot. Mësohet se nuk ka mundur të mbijetojë edhe 34-vjeçarja Rudina Haka.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj të ndodhur pas mesnate në aksin Fushë Krujë-Milot humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

16-vjeçarja dhe 20-vjeçari ishin çift. “Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot’, ky ishte dedikimi i ndjerë i 16-vjeçares Almeina Karaj ndaj të fejuarit të saj Shkumbin Brati, 20 vjeç.

Dy ditë më parë Almeina dhe Shumbini i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme teksa lidhën fejesë, duke u ndjerë njerëzit më me të lumtur në botë, por pa ditur se çfarë i priste.

Fatkeqësisht jeta dhe lumturia e tyre u ndërpre në mes në mesnatën e 5 marsit. “Edhe në botën tjetër do të dua njësoj si sot! Zemra ime, partneri im i jetës paqja e lumturia mbizotëroftë mbi ne të dy!

“Jam me fat që ne jetën time do e ndaj me ty, të paça gjithmonë”, ishtem mesazhi i dy ditëve më parë ku lidhën fejesën, e shoqëruar me një foto që duket se është nga zyra e bashkisë.

Shkumbim Sadiki Brati me profesionin këngëtar dy ditë më parë kishte zyrtarizuar fejesën me 16-vjeçaren dhe për këtë mendohet se kishin udhëtuar për të festuar.

Por pas kthimit nga festa kanë pësuar një ngjarje fatale në aksin Fushë-Krujë-Milot, pak pas mesnatë, ku dy makina janë përplasur mes tyre dhe kanë humbur jetën 4 persona.