The Weeknd ka një të dashur të re dhe gjejeni pak kë

Në rast se ende nuk e keni marrë vesh, The Weeknd është kapur mat, duke u puthur me DJ Simi Khadra në festën e tij të ditëlindjes. DJ Simi Khadra, është gjithashtu shoqe me Bella Hadid, ish-in legjendar të The Weeknd. E përsërisim: shoqe me Bella Hadid!

Sipas TMZ, dyshja janë fotografuar në festën e 32-vjetorit të këngëtarit, të organizuar në Las Vegas, por burimet thonë se ai dhe Simi po frekuentojnë njëri-tjetrin prej më shumë se një muaji.

Një tjetër teori me burime të tjera thotë për E!Neës se The Weeknd dhe Simi nuk janë bashkë dhe se mes tyre ka shoqëri të vjetër, (mjaftueshëm sa për të këmbyer ca puthje të zjarrta ditëlindjesh).

Çdo opsion mund të qëndrojë, por shumica beson se diçka më shumë se miqësi po lind mes dyshes. Të paktën që pas festës së ditëlindjes Abel dhe mikesha e Bella Hadid janë parë shpesh bashkë dhe mbi të gjitha po sillen si të dashur.

Kujtojmë se së fundmi, The Weeknd është përfolur për romancën me Angelina Jolie, pas takimeve të shpeshta që bënin bashkë dhe një kënge të tij, që dukej si dedikim i pastër ndaj saj.

Sidoqoftë, historia me yllin e filmave i përket të shkuarës sepse e dashura e re ka një emër tjetër!