‘The Rock’ pranon se ka urinuar nëpër shishe uji në setet e xhirimeve
Dwayne Johnson, i njohur si ‘The Rock’, ka pranuar se ndonjëherë urinon në shishe uji gjatë xhirimeve dhe ndodh që të vonohet nëpër xhirime.
Në një intervistë për revistën GQ, aktori dhe producenti iu përgjigj akuzave të bëra nga faqja e lajmeve, ‘The Wrap’, mbi sjelljen e tij gjatë xhirimeve të filmit të tij të fundit, komedisë së Krishtlindjeve “Red One”: “Kam thënë një mijë herë: ‘Ejani këtu. Më pyetni dhe do t’ju tregoj të vërtetën.’”
Vonesat e supozuara të Johnson u hodhën si shkak që rritën buxhetin e filmit aksion-komedi me një vlerë prej 250 milionë dollarësh, ku burime brenda produksionit thanë se ai ka ardhur deri në tetë orë me vonesë gjatë xhirimeve, duke i detyruar producentët të xhirojnë skena posaçërisht për të.
‘The Wrap’ gjithashtu raportoi se ylli i filmit shpesh ka urinuar në shishe uji gjatë punës në xhirime. Johnson, i cili ka pranuar më parë se përdor shishe për të kursyer kohë gjatë stërvitjeve, pranoi për GQ se ky zakon zbatohet edhe në punën e tij për filma: “Po, ndodh.”
Në lidhje me raportet e vonesave, ai tha: “Po, ndodh edhe kjo. Por jo në atë masë sa ç’u tha, për të thënë të vërtetën. Ajo ishte një masë e çmendur. Ishte e çmendur. E pabesueshme.”
Regjisori i “Red One”, Jake Kasdan, mbështeti yllin e tij, duke i thënë GQ se Johnson, i cili luan rolin e truprojes në film, “nuk e ka humbur kurrë një ditë pune. Ai ka shumë gjëra për të bërë. Mund të vonohet ndonjëherë, por kështu është Hollivudi, kështu është me të gjithë. Sinqerisht, kam bërë tre filma të mëdhenj me të. Nuk e kam parë kurrë të sillet ndryshe përveçse një njeri i shkëlqyer me çdo person në set.”
Chris Evans, i cili luan bashkë me Johnson në ‘Red One’, gjithashtu e mbështeti atë. Evans i tha GQ se Johnson ishte ndonjëherë vonë për në set në mëngjeset kur ai ushtrohej. “Ai vjen pak më vonë në disa mëngjese, por është pjesë e planit. Kjo është përfshirë në orare dhe të gjithë e dinë, kështu që ai shfaqet kur është planifikuar të shfaqet.”
Anabelmagazine