The Mirror: Pretendentët për të udhëhequr Britaninë e Madhe
Teksa kryeministrja aktuale e Britanisë Liz Truss ka dhënë dorëheqjen, vëmendja e vendit dhe botës është se kush do të jetë pasardhësi i saj, i cili pritet të zgjidhet brenda javës së ardhshme. Prestigjiozja britanike “The Mirror” ka zbuluar një listë të kandidatëve të mundshëm për vendin e kryeministres Truss, ndër të cilët përfshihen edhe kundërshtari i saj për garën e fundit elektorale, Rishi Sunak apo edhe një rikthim i befasueshëm i Boris Johnson nga radhët e konservatorëve.
Ben Wallace
Ai vendosi të mos kandidojë për të qenë lider i konservatorëve në verë, por në konferencën e partisë në fillim të këtij muaji, ai tha se nuk do ta përjashtonte mundësinë. Wallace këmbënguli se ai dëshiron të qëndrojë në postin e tij, duke thënë për Times: Unë e dua punën që bëj dhe kemi më shumë për të bërë.
Ish-kancelari humbi në garën me Truss, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favorshëm pas dështimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij. Sunak fitoi mbështetjen e 137 deputetëve në krahasim me 113 mbështetësit e Truss.
Boris Johnson
Ish-kryeministri u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti. Johnson është i njohur për anëtarët dhe ka ende mbështetës besnikë në Parlament, të cilët mendojnë se ai është shansi i vetëm i partisë.
James Cleverly
Besniku i Boris Johnson dhe Liz Truss, 53 vjeç, u zgjodh deputet për Braintree në 2015. Ai ka punuar në botime, shitje dhe reklama përpara se të bashkëthemelonte një firmë botuese, ndërsa ende shërben në Ushtrinë Territoriale. Megjithatë, ai u tërhoq nga gara e lidershipit 2019 për shkak të mungesës së mbështetjes politike.