Tharja e lumenjve, një shenjë apokaliptike
Sot bota po përballet me një fakt natyror të frikshëm, që nuk duhet anashkaluar si diçka e zakonshme. Temperaturat e larta, që janë konsideruar si më të lartat në shumë dekada, shoqëruar dhe me shirat e pakta të këtyre viteve të thata por edhe me ndërhyrjet njerëzore në shtretërit e lumejve, si me ndërtimin e digave, devijimet apo ndërhyrjet në shtratin e lumenjve, për inerte, etj po ndikojnë, që shumë lumenj që janë arterjet e jetës së tokës dhe në dobi të njerëzve , gjallesave dhe bimëve po thahen, një faktë i trishtë që po e shohim gjithnjë e më shumë në botë.
Disa nga lumenjtë që po thahen në Europë janë lumenjtë Arno, Tiber dhe Aniene në Itali dhe Loire, Doubs, Dordogne dhe Garonne në Francë. Po ashtu lumi Danub në deltën e tij të gjërë, ose lumi Elba në Gjermani, ku mbas thatësirës të verës që shkoi, në gurët e shtratit të lumit që dolën nga thatësira lexohej ky paralajmërim i fshehur ndër shekuj: “Nëse më shihni, qani për atë që ju pret”. Këto gurë janë njohur ndryshe si “Hunger Stones” ose :“Gurët e urisë”, që sipas legjendave paralajmërojnë një thatësirë dhe uri të tmerrshme për Evropën. Po ashtu një faktë është tharja e lumit Eufrat, një lum i lashtë që në zanafillën e jetës në tokë, që nga kopshti i Edenit ashtu si na përmendet në Bibël (Zanafilla 2;10-14).
Sipas shkencëtarve që merren me klimën, bota po përballon thatësirën më të madhen në këto 500 vitet e fundit. Ekspertët thonë se tharja e lumenjve dhe liqeneve do të ketë efekte shkatërruese që do ndiehen jo vetëm në florë dhe faunën por edhe në tregti, industri, turizëm, ekonominë në përgjithësi dhe në gjeopolitikën nëpër vendet e botës duke u bërë një shkak primar i konflikteve ushtarake.
Ka shumë profeci të thëna nga shenjtorë të ndriçuar nga Perëndia se mungesa e ujit do jetë shkak për një uri dhe luftë në botë.
Shën Kozmai i Etolisë (shekulli 18) na thotë tek Profecia e 75-të: “Më vjen keq t’ju them: sot, nesër presim etje, uri të madhe që edhe duke dhënë mijëra monedha floriri nuk do të gjejmë bukë. Çezmat do të thahen dhe lumenjtë do të jenë të pisët. Do të vijë koha kur do të ketë etje të madhe dhe djalli do të shkojë nëpër gropa me kungujt e tij plot me ujë. Ai do t’u japë vetëm atyre që janë të tijët.”
Shën Pais Agjoriti (shekulli 20), shenjtori i kohës sonë që kishte frymën e profecisë si te Shën Kozmai na thotë: “Do të vijë një kohë kur lumenjtë do të thahen, të gjithë do të kenë etje, të gjithë do të vuajnë.”
Duhet ta dimë se :“Natyra është një libër i hapur ku ne shikojmë Zotin” (Shën Andoni), ajo na fletë me benefitet e saj kur Zoti është i paqtuar me njerëzit, por edhe me katastrofat natyrore si paralajmërim qortues kur Zoti është i zemëruar me njerëzit dhe brezat mëkatar.
Tharja e lumenjve duhet parë si shenja apokaliptike, që po na paralajmëron jo vetëm katastrofë natyrore, ekonomike që përkthehet në uri, por sipas edhe sociologëve dhe politologëve mungesa e ujit do jetë shkak i konflikteve botërore.
Nuk ka katastrofë më të madhe sesa lufta e cila cilësohet si ferri në tokë, sepse katasrofat natyrore edhe pse kanë pasoja shkatëruese në dëme natyrore, materiale dhe jetë pësëri i bëjnë njerëzit solidar për të shpëtur jetët e tyre dhe për të rregulluar dëmet natyrore, kurse lufta i shtazon njerëzit aq sa ata urrejnë dhe vrasin dhe shkatërrojnë shtëpitë, vendin e njeri- tjetrit pa mëshirë.
Sot njerëzimi është militarizuar si kurrë ndonjë herë dhe ka shpikur armë që mund të vrasin me “një buton të kuq” miliona jetë menjëher.
Profecitë e Shën Kozmait për pasojat e luftës së përgjithëshme na thonë : “Mbas luftës njerëzit do të rendin gjysëm ore në rrugë, do gjesh një njeri edhe do ta bësh vëlla”(Profetësia 76).
Prandaj edhe tharja e lumenjve duhet të na vendosi në alarm dhe ta shikojmë si paralajmërim i fortë, por le të kthehemi tek tharja e lumit Eufrat që tharja e tij është profetizuar në Bibël (Zbulesa 17-12 )
Eufrati është lumi më i gjatë në Azinë Jugperëndimore. Pjesa më e madhe e rrjedhës së ujit vjen nga rreshjet në malësitë armene. Zhvendosja mesatare është 356 m3/s dhe maksimumi 2514 m3/s. Uji i tij i ëmbël është i nevojshëm për të pirë, larë, gatim dhe aktivitete të tjera bazë, si dhe është burim për peshkim. Vlerësohet të jetë rreth 2.780 kilometra i gjatë, ku 526 km kalon në Turqi, 604 km kalojnë nëpër dhe Siri dhe 1.159 km korrespondojnë me internerarin për Irakun dhe është zonë kufitare me Izraelin. Pellgu i tij hidrologjik ka një shtrirje të përafërt prej 500.000 km2, duke mbuluar tre vendet plus zonat e Kuvajtit dhe Arabisë Saudite. Lumi lëviz në jug-juglindje në Irak, në veri të Basrës, ku bashkohet me Tigrin për të formuar Shatt al-Arab, i cili derdhet në Gjirin Persik.
Në luginë e Eufratit dhe Tigrit për rreth (4.000 pr K ) u formua qytetërimi i Mesopotamisë, që do të thotë tokë mes dy lumenjve, dhe konsiderohet si “djepi i qytetërimit” të lashtë. Qytetërimet më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin sumerët (3500 pr.K – 2000 pr.K), babilonët (1800 pr.K – 539 pr.K.), dhe asirët (1350 pr.K. – 612 pr.K)
Nga Mesopotamia, nga Uri doli edhe patriarku Abraham (1850 pr K) nga i cili u krijua populli i Izraelit dhe Eufrati ishte në kufi me Izraelin, ashtu siç e lexojmë në Bibël: “Territori yt do të shtrihet nga shkretëtira dhe nga Libani deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit, nga tërë vendi i Hitejve deri në Detin e Madh, në perëndim”(Jisui i Naviut 1-4).
Lumi Eufrat përmendet në Bibël shumë herë edhe në mënyrë profetike tek libri i Zbulesës, ku lexojmë: “Dhe i gjashti engjëll i ra borisë, dhe dëgjova një zë nga të katër brirët e altarit të artë që është përpara Perëndisë, që i thoshte engjëllit të gjashtë që kishte borinë: “Zgjidh të katër engjëjt që janë të lidhur në Lumin e madh, Eufratin. Atëherë të katër engjëjt, që ishin përgatitur për atë orë, ditë, muaj dhe vit, u zgjidhën që të vrasin të tretën pjesë të njerëzve. Dhe numri i ushtarëve të kalorësisë ishte dyqind milion: dhe unë e dëgjova numrin e tyre. Dhe kështu unë pashë në vegim kuajt dhe ata që i kalëronin; ata kishin parzmore ngjyrë zjarri, hiacinti dhe squfuri; dhe kokat e kuajve ishin si koka luanësh dhe nga gojët e tyre dilte zjarr, tym dhe squfur. Nga këto tri plagë u vra e treta e njerëzve, nga zjarri e nga tymi e nga squfuri, që dilnin nga gojët e tyre. Sepse pushteti i tyre në fakt ishte në gojën e tyre dhe në bishtrat e tyre; sepse bishtrat e tyre ishin të ngjashëm me gjarpërinj, që kanë koka dhe me anë të tyre dëmtonin “|(Zbulesa 9: 13-19)
Zbulesa e Shën Joanit na fletë në mënyrë profetike çfarë pritet të ndodhë në kohërat e fundit, kur Perëndia urdhëron që katër engjëj rebel (demonë), që ishin të lidhur brenda në lumë që të mos bënin keq deri në atë kohë, të zgjidhen dhe kështu në ligësinë e tyre të shpërndahen në të katër anët e dheut dhe të vrasin një të tretën e njerëzimit duke nxitur një luftë edhe konflikt botëror.
Djalli dhe demonët qëndrojnë të fshehur në ujra ashtu si na thotë edhe psalmi: “Ja deti i madh edhe i gjërë atje është dragoi që krijove për të luajtur” (Psalmi 103), po ashtu na thuhet: “Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.”(Psalmi 74-13)
Lumi Eufrat ka qënë gjithmonë shtrati dhe nisja e veprimtarive demoniake dhe prej andej dilnin ushtritë që shkatërronin botën nga Babailonia, që e merr emrin nga perëndia i idhujve Bali, prandaj Babilonia, vendi i idhujtarisë dhe magjisë dhe çdo degjenerimi, do të shikohej si ikona e qytetit të demonëve, i satanait.
Zbulesa na thotë se engjëjt do të zgjidhen në një kohë të caktuar, orë, muaj dhe vitë. Ata në fillim do të mashtrojnë njerëzit si engjëj por janë demonë, do ti mësojnë mësime demoniake, që vijnë nga lindja, si okultizmi, magjia, satanizmi.(Zbulesa 18-2)
Këto mësime në botën perëndimore në shekullin 19 erdhën nga fetë lindore, nga India dhe Tibeti,por India dhe Tibeti satanizmin e mori nga Babilonia, nga vendi i Eufratit.
Apostull Pavli na thotë në letrën e tij: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre”(Timotheu 4,1).
Sot madje edhe të krishterë me traditë shekullore, po lënë doktrinën e krishterë orthodhokse dhe kanë rënë pre e mësimeve të demonëve, herezive, e fesë, neopaganiste, sikritiste, panteiste, apokrifiste e doktrinave dhe praktikave të feve lindore, që gjenden tek budizmi, hinduizmi dhe praktika të tyre okultiste, si jogat, artet marciale, tajkondoja, spiritualizmi, hipnotizimi, magjia, dhe çdo mësim demoniak që njerëzit e quajnë sot ndriçim, urtësi dhe vetëshpëtim nga energjit e universit.
E gjithë kjo energji negative që njerëzit “open mind” i posedon patjetër i jep të drejta djallit mbi njerëzit dhe Perëndia i drejtë, duke respektuar lirinë e njeriut largohet dhe do ta lejojë djallin të fusë njerëzit në vetëshkatërrim, që ata ti paguajnë vetë mëkatet e tyre, sepse nuk donin Shpëtimtarin: “avokatin tek Ati, Jisu Krishtin të drejtin” (1 Joanit 2;1-2)
Patjetër largimi nga udha e Perëndisë dhe bashkëpunimi i njerëzve me demonët, do të trondisë paqen e njerëzimit në shkallë të madhe globale.
Zbulesa na përmend edhe një ushtri të madhe në numër, 200.000.000 ushtarë, që nuk duhet ta shkojmë thjeshtë si një numër të caktuar, por as nuk është e pa mundur që të organizohet një ushtri e tillë ushtarësh me numrin e popullsisë që është sot, ku vetëm Kina një superfuqi ushtarake ka një popullsi 1.4 miliardë, po aq edhe India.
Kalorsia që përshkruan Zbulesa të kujton atë të parthëve, skithëve që kishin ngjyrë jeshile në veshjet e tyre, por sot përshkrimi na përngjan më shumë me tanket dhe grykat e tapove që nxjerrin zjarr vdekjeprurës.
Sot bota po polarizohet në dy kampe kundërshtar, dhe gjithmonë frika është nga Lindja.
Në një tjetër profeci na thuhet: “Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit”(Zbulesa 16-12).
Këtu nis përshkrimi i luftës së tmerrshme, një përplasje mes mbretërve të tokës Nqs engjëlli derdhi kupën e zemërimit të Zotit në lumin Eufrat dhe u tha, nuk do të thotë se thjesht po krijohen kushte logjistike që të kalojë ushtria e madhe nga lindja, por do të na rikujtojë se tharja e lumenjve dhe e deteve siç ka ndodhur në Dhiatën e Vjetër, si deti i Kuq ( Zanafilla 14-21-28) apo lumi Jordan (Jozueut 3 15-17), janë me lejen e Zotit, për të shfaqur fuqia dhe providencën hyjnore si Zoti i historisë, po ashtu tharja e lumenjve dhe e lumit Eufrat simbolizon lehtësimin e veprimit të së keqës, sipas urtësisë së Perëndisë, që e keqja ti shërbejë të mirës më të madhe.
Ata mbretër nga lindja do të shkatërrojnë qytetëtrimin e të keqës, që gjithmonë simbolizohet me Babiloninë.
Historia e botës përsëritet në mënyrë spirale dhe kulmon në fund të kohërave. Tharja e lumit Eufrat dhe shkatërrimi i Babilonisë është një histori e përsëritur. Konkretisht në (shekullin 7-6 pr K) nën sundimin e kaldeasve dhe mbretit të dytë Nabukodonosorit (605-562 pr K) Babilonia arriti kulmin e shkëlqimit të saj, ujërat e bollshme të Eufratit luanin një rol të rëndësishëm në sistemin e saj vaditës duke krijuar kopshtet e famshme të Babilonisë, por shërbenin edhe si një masë mbrojtëse natyrale.
Perandoria e tij shtrihej nga Gjiri Persik deri në Detin e Vdekur. Nabukodonosori pushton Jerusalemin më (597 dhe 586 pr K) dhe deporton shtresën e lartë të popullsisë në mërgim.
Por lumi Efrat ishte profetiozuar që do thahej si shenjë se Babilonia e kaldeasve do të rëzohesh përfundimisht. Isai (shekulli i 7 pr K) profetizon: “Unë i them humnerës: “Thahu!”; dhe “unë do të thaj lumenjtë e tu”.(Isaia 44:27–45:7).
Në vitin (539 pr K) ky lumë u tha, dhe iu ndryshua drejtimi nga Kiri, komandanti i ushtrisë perse, kështu babilonezët pësuan një uri dhe kapitulluan. Kiri dhe më pas Dari mbretër «nga lindja e diellit» (domethënë, nga krahu i lindjes), mundën ta pushtonin Babilonin që dukej e pamposhtur edhe nga poziocioni gjeografik, e mbrojtur nga lumi Eufrat.
E gjithë kjo ishte profetizuar edhe nga profeti Jeremia (shekulli 6-5 pr K): “Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj. Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë” (Jeremia 51:36).
Një gjë e ngjashme i ndodhi edhe Romës pagane, që quhej Babilonia e re dhe dukej e pamposhtur. Në atë kohë (shekulli i 5 ps K) shumë lumejntë u thanë nga thatësira e madhe dhe siç na informon shën Dionisi i Aleksandrisë para rënies së Romës u tha lumi i madh Nil, ose Shën Qipriani thekson se gjatë asaj periudhe kishte zi të madhe buke që ndimuan edhe luftrat pushtuese e vizigodëve (410 ps K)dhe ostrogodëve (476 psK) .
Po i njëjti skenar duhet t’i ndodhë edhe Babilonisë së sotme, dmth sistemit botëror të politikës , ushtrisë dhe ekonomisë globaliste dhe fesë së rreme ekumeniste, sinkritiste, antikrishte.
Sot ujrat e Eufratit po thahen jo vetëm nga të nxehtit por nga ndërhyrja njerëzore. Konkretisht nga një digë e madhe që kanë ngritur turqit, e quajtur “Diga “Ataturk mbi lumin Eufrat në zonën e Turqisë, ndërmjet rretheve Adiyaman dhe Sanliurfa, që filloi të ndërtohet në vitin 1983 dhe u vu në shërbim në vitin 1992.
Diga e ndërtuar për energji dhe vaditje është diga e gjashtë më e madhe në botë dhe centrali hidroelektrik është centrali më i madh në botë. Ai ka kapacitetin të përballojë i vetëm 20% të energjisë të prodhuar në centralet hidroelektrike (hidrocentral) në Turqi.
Pra ashtu si ndërhyri dora njerëzore, për të devijuar shtratin e lumit Eufrat dhe e thau Babiloninë kaldease që u shkatërrua nga uria në (shekullin 6 pr K), edhe sot ndërhyrja njerëzore po e than Eufratin dhe shumë lumenjë si ndërhyrje që po ndikojnë direktë në ekonominë dhe gjeopolitikën e botës.
Kështu tharja e lumenjve është një shenjë apokaliptike që ka ndodhur dhe po përsëriten në një ngjitje spirale me një intesitet më ta madh, dhe sot rrezikojnë shkatërrimin e Babilonisë së kombeve nga një konflikt glogal.
Zbulesa na thotë në lidhje me Babiloninë që simbolizon të gjitha qytetrimet anti-Zot deri në fund se:”Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta, më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj.” ” Pastaj më tha: “Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.”.(Zbulesa 17 1-2;15)
Pra ashtu si ujrat e lumenjve po thahen dhe ndikojnë në jetën dhe qytetërimin e njerëzve, po ashtu edhe njerëzit e këtij brezi janë tharë nga ana shpirtërore me pabesinë edhe imoralitetin e tyre dhe e kanë transformuar jetën në qytetet e tyre në shkretëtira shpirtërore ku njerëzit vdesin nga uria e Fjalës së Zotit mungesa e hirit të Zotit që simbolizohet me ujin e gjallë që buron nga besimi në Zotin Krisht. (Joani 4 -13-14)
Kështu ata njerëz të këtij brezi që janë të uritur të tharë dhe të vdekur shpirtërisht nuk kanë më fuqi as dëshirë të mbrojnë qytetrimin e tyre të ndërtuar në padrejtësi.
E lënë atë në mëshirë të fatit ose janë vetë ata që e shkatërrojnë me luftra, ashtu si ndodhi me lufën e parë edhe të dytë (shekulli 20) dhe tani rrezikojmë një të tretë, ku njerëzit mëkatar do të shkatërojnë qutetrimin e tyre, “Babiloninë” , sepse kur t’i vijë koha të shkatërrohet, besnikët e saj, që do të jenë gjithnjë e më pak dhe nuk do t’i sigurojnë aspak mbrojtje: “këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr. Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t’i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.” (Zbulesa 17:16)
Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: “Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar.” Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: “Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj,sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj .Shpërblejani atë që ajo ju ka bërë juve, përkundrazi, shpërblejani dyfish sipas veprave të saj; në kupën që ajo derdhi derdhini dyfishin.Në masën që u vetlavdërua ajo dhe shfreu në epshe, në atë masë i jepni asaj mundim dhe brenga, sepse ajo në zemër të vet thotë: “Unë rri posi mbretëreshë, e ve nuk jam dhe brengë nuk do të shoh”.Prandaj në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekja, vaji dhe zia e bukës; edhe do të digjet krejt në zjarr, sepse i fuqishëm është Zoti Perëndia, ai që e gjykon atë.” (Zbulesa 18; 1-8).
Perëndia është Zoti i historisë dhe me providencën e tij lejon gjyqin e drejtë që e keqja të shkatërrojë vetëveten, ashtu si u shkatërrua Babilonia nga “mbretërit e lindjes”, po ashtu edhe Babilonia e sotme kudo që ajo është shtrirë dhe sundon, manipulon dhe shfrytëzon popujt do të shkatërrohet nga mbretërit e sotëm që me ushtëritë e tyre do të sulen në një konflikt botëror kundër asaj që vetë ndërtuan.
Si përfundim një ndër shenjat se koha është afër që “Babilonia ” e sotme të shkatërohet sipas gjykimit të drejt të Zotit është tharja e lumenjve dhe veçanërisht e lumit Eufrat, që nuk duhet ta anashkalojmë, ashtu si edhe Shën Paisi Agjoriti na thotë: “Kur të dëgjoni se ujërat e Eufratit janë prerë nga lart nga turqit me diga dhe përdoren për vaditje, atëherë dijeni se ne tashmë kemi hyrë në përgatitjen e asaj lufte të madhe dhe në këtë mënyrë po përgatitet rruga për ushtritë prej miliona njerëzish nga lindja e diellit, që përmend Zbulesa. Në mes të gjithë përgatitjes është kjo: Lumi Eufrat duhet të jetë tharë që të mund të kalonte ushtria e shumtë”. E duke qeshur Jerondi thotë ; “se dyqind milionë kinezë, kur të mbërrijnë atje, nëse pinë nga një filxhan ujë, e boshatisin Eufratin”.