Thanë se s’do të kishte personazhe të “Për’puthen”, por këtë ish-konkurrent mund ta shohim në “Big Brother”

“Big Brother VIP” nis transmetimin në “Top Channel” në muajin tetor. Që kur u konfirmua rikthimi i formatit është përfolur shumë për personazhet që mund të përzgjidhen. Mes tyre, në mediat rozë thuhet se do të ketë ish-konkurrentë të “Për’puthen”

Mirëpo, Eraldo Rexho, një ndër gazetarët më të njohur të showbizz-it, pjesë e stafit të “Big Brother” tha pak javë më parë, se asnjë nga emrat që ishte përfolur në rrjet nuk do të ishin pjesë dhe se deri në atë moment asnjë nga ish-protagonistët e “Për’puthen” nuk ishte konfirmuar si banor.

Megjithatë,sot, në mediat rozë është përfolur se një prej djemve të “Për’puthen” mund të bëhet pjesë e reality-showt. Bëhet fjalë për Andi Artanin, një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë, edhe për shkak të historisë së tij me Jasminën.

Thuhet se Andi ka pranuar të jetë pjesë e formatit. Në një nga intervistat e tij në Kosovë, ai nuk e kishte eleminuar si mundësi dhe u shpreh se e tërhiqnin formate të tilla.

Pas përfundimit të “Për’puthen”, ish-konkurrentin e pamë në ekran në një emision veror si prezantues dhe duket se pejanit 24-vjeçar i pëlqen shumë bota e televizionit.

/News31