I thanë se ishte “shumë e madhe” për fustanet e tyre, stilisti i njohur i vjen në ndihmë Bebe Rexhës: Është një femër me forma
Një ditë më parë, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha “çoi në djall” të gjithë stilistët që refuzuan që t’i bënin një fustan për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy.
Bebe postoi një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shprehu të gjitha pakënaqësitë lidhur me këtë problem. Ajo gjithashtu u jep mesazhin femrave që ta duan trupin e tyre ashtu siç është.
“Më në fund u nominova në “Grammys” dhe është më interesantja. Shpesh artistët shkojnë dhe flasin me dizajnuesit për veshjen e tapetit të kuq… Stafi im takoi shumë stilistë dhe shumë prej tyre thanë se nuk mund të më vishnin pasi isha shumë e madhe. Unë nuk dua t’i vesh ato dreq fustanet tuaja. Shkoni në djall”, thotë Bebe në video.
Në lidhje me këto fjalë të këngëtares së famshme ka reaguar stilisti i njohur, Michael Costello, i cili është ofruar publikisht që të punojë me të.
Për TMZ ai është shprehur se e kupton Beben që është mërzitur. “E kam mikeshë prej shumë kohësh dhe në fakt jam çuditur që nuk ka kontaktuar me mua që në fillim sepse do të isha i lumtur të bëja një veshje për të”, ka thënë Michael.
Pavarësisht se Rexha nuk e ka kontaktuar, Costello, i cili në vitin 2014 veshi Beyoncen në “Grammy’s”, ka shtuar se oferta është ende e vlefshme dhe madje i ka dalë kundër kolegëve të tij dizenjues.
“Në djall të shkojnë ata që duan të veshin vetëm vajzat e masës 2 ose vetëm ata që do prezantojnë çmimet. Unë e kam filluar karrierën time duke veshur vajza të thjeshta ose personazhe të listës D. Kam qenë shumë me fat që stilistët të njohur e kanë parë punën time dhe më kanë dhënë mundësinë të arrij këtu. Të tjerët duhet ti kishin dhënë një mundësi Bebe-s, ajo është një femër shumë e bukur, me forma, e talentuar dhe me këmbë në tokë”.