“Thanë që cënohej siguria”: Hysaj tregon bisedën me arbitrin në momentin e pezullimit të ndeshjes

I mërzitur por edhe i emocionuar Elseid Hysaj në përfundim të një ndeshje të luajtur me dinjitet, përpara një stadiumi plot për herë të parë në Tiranë që prej 2019, e të humbur nga një episod fatkeq: “Më vjen shumë keq, ishte një ambient që e kisha harruar prej 1 vit e gjysëm. Një emocion sikur po luaja për herë të parë me Kombëtarët. Më vjen shumë keq për tifozët që ishin këtu dhe na mbështetën deri në fund. Na mungoi guximi, duhet të provonim më tepër”.

Mbrojtësi i Lazios ka treguar edhe bisedën e bërë me arbitrin Turpin, në momentet kur kuqezinjve iu komunikua vendimi për tu futur në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas golit, kur tifozët lëshuan shishet mbi polakët që festonin: “Gjyqtari na tha që duhet të hyjmë brenda, unë isha duke menduar për golin. Në qoftë se nuk futeshim të gjithë brenda, rrezikohej zhvillimi i ndeshjes. Ndodhi për shkak të shisheve të hedhura në fushë. Thanë që cënohej siguria”, u shpreh Hysaj.

Kumbulla: “Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë”

”Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë, nuk jemi të këanqur me rezultatin pasi na vjen keq për tifozët. Dhamë 100% në fushë na vjen shumë keq për rezultatin”. Marash Kumbulla bëri një ndeshje fantastike, duke markuar Leëandoëskin dhe duke treguar karakteristikat e një lideri në qendër të mbrojtjes. Sigurisht mungesa e mëdha bënë diferencën: “Lojtarë si Gjimshiti na mungojnë shumë, jo vetëm mua, por të gjithve, por Veseli dhe Ismajli luajtën shumë mirë sot. Për mua ka rëndësi ekipi, nuk kam çfarë them, na vjen keq për rezultatin”, tha Kumbulla.