Tha se një dukë italian e kishte mashtruar për verën vite më parë, Sting i detyruar të kërkojë falje

Në një intervistë të botuar në revistën “7” të “Corriere della Sera” më 13 gusht, kantautori i famshëm Sting, ka treguar në lidhje me blerjen e “Il Palagio” në kodrat e Figline Valdarno, në Toskana të Italisë.

Kantautori britanik kujtoi një takim me ish-pronarin, duke Simone Vincenzo Velluti Zati nga San Clemente, i cili i ofroi një gotë verë për ta bindur Sting për të blerë vreshtat rreth rezidencës së shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

“Më vonë kuptova se ai na kishte shërbyer në Barolo dhe jo një verë vendase”, shtoi Sting gjatë kësaj interviste. E pikërisht kjo fjali ka hapur shumë debat, pasi menjëherë ka reaguar djali i ish-pronarit, i cili mban të njëjtin emër si babai.

Ai shprehet se deklaratat e këngëtarit të famshëm nuk janë të vërteta dhe se janë të dëmshme në kujtim të babait të tij, si dhe për reputacionin e tij.

Sipas tij, Sting nuk e kupton plotësisht kuptimin e fshatit toskan, fermës (që ai e quan “pasuri), si dhe peizazhin e Palagio, që tashmë është shndërruar në një piceri dhe bar vere.

“Babai im ishte një nga themeluesit në 1965 të Shoqatës Kombëtare të Bujqësisë dhe Turizmit, Agriturist. Gjithashtu ishte edhe presidenti i saj deri në vitin 1998. Ishte një udhëtar i palodhur, një etnolog dhe antropolog në terren së bashku me profesor, Paolo Graziosi.

Babai im ishte një njeri plot kuriozitet dhe interesa kulturore, kështu që Palagio, me të cilën ai jetoi në simbiozë për shumë vite, ishte një “krenari” ku vinin intelektualët për konferenca, por edhe në takime jozyrtare”, shprehej djali i duke Simone Vincenzo Velluti Zati.

Ai foli gjithashtu edhe për verën, për të cilën Sting e kishte akuzuar. Sipas djalit të ish-pronarit, Palagio prodhonte një verë të shkëlqyer Chianti, shumë afër karakteristikave të klasikes. Ai shton se edhe pse kishte produktivitet të ulët, cilësia ishte shumë e lartë.

Pas reagimit të 46-vjeçarit, kantautori i famshëm duket se është detyruar që t’i kërkojë ndjekë publike në lidhje me deklaratën e tij.

360grade.al