Tha se mund të largohej nga ekrani, ja çfarë do të ndodhë me aktorin e njohur këtë sezon televiziv
Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, lajmëroi një muaj më parë se dëshironte të jetonte i lirë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ai tregoi se ishte lodhur nga teknologjia dhe nuk dëshironte të ishte skllav i saj, i pareve dhe famës.
Për këtë arsye, aktori mori vendimin që të largohej nga çdo rrjet social. Madje tha se mund të fikte edhe telefonin dhe mbase shumë shpejt mund të largohej nga ekrani.
“Kam vendour të dal e ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Do të mendohem shumë të marr vendimin e duhur dhe me siguri, kam bindjen që përfundimisht do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më lodh shumë”, u shpreh Albano pak kohë më parë.
https://www.instagram.com/p/B00WrKIF7N1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Teksa ka nisur sezoni i ri televiziv dhe ka patur shumë ndryshime, të gjithë janë kuriozë të dinë nëse do ta shohin në televizion Bogdon.
Kësaj pyetje i është përgjigjur, Turjan Hysko, i cili ka konfirmuar se Albano është pjesë e kastit të “Klanifornia”.
“Albano është?”, e pyet ndjekësi Turin në një postim të tij, dhe ai i është përgjigjur me “Po”.